Sërbia i dërgon Ukrainës kontigjentin e ri të ndihmave humanitare

Starović, Tolkač i Žiofre
Burim: Ministarstvo za evropske integracije Srbije

​​​​​​​Ndihma materiale, para dhe pajisje eletroenergjitike të cilat Sërbia i ka dërguar popullsisë civile të Ukrainës në tre vite e gjysmë, tejkaluan shumat totale të dërguara nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të marra së bashku, ka theksuar sot ministri për integrimin europian në Qeverinë e Sërbisë Nemanja Staroviq me rastin e dorrëzimit të ndihmave humanitare Ukrainës.

“Sërbia si shtet i përgjegjshëm dhe solidar, vazhdimisht i ka ofruar mbështetje popullit ukrainas. U përcollën ndihma të konsiderueshme në formën e ushqimit, barnave dhe pajisjeve elektroenergjitike, të destinuara për popullsinë civile. Me donacionin e sotëm vijojmë të ofrojmë kontribut konkret të rimëkëmbjen e infrastrukturës energjitike në Ukrainë” ka theksuar ai.

Staroviq së bashku me shefin e delegacionit të Unionit Europian në Sërbi Emanuel Shiofre dhe ambasadorin e Ukrainës në Sërbi Volodimir Tollkaç, sikurse bëhet e ditur në njoftim, kanë asistuar në dorrëzimin zyrtar të ndihmës humanitare në formën e pajisjeve energjitike, të domosdoshme për rehabilitimin e rrjetit elektrik të Ukrainës.