Shkarkohet ministri i punëve të jashtme të Sudanit i cili u takua me Osmanin në Antalia dhe që njohu Kosovën

Vjosa Osmani
Burim: Predsedništvo Kosova

Kryesuesi i Këshillit për Sovranitet dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Sudanit gjeneral-kolonel Abdel Fatah al-Burhan, shkarkoi nga detyra ministrin e punëve të jashtme Ali Jusef al-Sharif, bën të ditur Al-Sudani, transmeton uebsajti Sudan Akhbar.

Sikurse thuhet më tej në tekst ministri të enjten në mbrëmje u informua rreth vendimit që është shkarkuar nga detyra. 

Jusef Ahmed al-Sharif u emërua në fillim të nëntorit të vitit 2024 na postin e ministrit të punëve të jashtme të Sudanit ndërsa tani atë do t’a zëvendësojë në këtë funksion Husein al-Amin al-Fadhel.
Kujtojmë se presidentja kosovare Vjosa Osmani bëri të ditur më 12 prill se Sudani njohu pavarësinë e Kosovës. 

“Ishte nder dhe kënaqësi që të njihem me ministrin e punëve të jashtme të Sudanit. Ky është takimi ynë i parë ku më është komunikuar instruksionet e presidentit të Sudanit për njohjen e Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona” theksoi atëherë mes të tjerash Osmani, ndërsa Jusef bëri të ditur se ishte i nderuar sikurse tha që në emër të presidentit të Sudanit të informonte se vendi i tij tashmë e njeh Kosovën. 

Për këtë, ka reaguar dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë e cila mes të tjerash  ka vënë në pikpyetje kapacitetin e qeverisjes aktuale të Sudanit që të ndërmarrë vendime të karakterit vital për marrëdhënie ndërkombëtare. 

“Situata momentale politike në Sudan e cila karakterizohet nga pavarësia dhe legjitimiteti i pamjaftureshëm i qeveisë aktuale, vë në pikpyetje vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare. Është në pikpyetje kapaciteti momental i pushtetit në Sudan që të ndërmarrë vendime të karakterit vital për marrëdhënie ndërkombëtare veçanërisht në kontekstin e çështjeve që i përkasin sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara” ka deklaruar atëkohë MPJ të Sërbisë.