Shtërpce: Mbahet seanca e Këshillit Komunal për sigurinë, kërkohet prezencë më e madhe e policisë dhe Kfor-it

Štrpce, sednica opštinskog odbora za bezbednost u zajednici
Burim: Kosovo Online

Komuna e Shtërpcës ka mbajtur sot seancën e Këshillit Komunal për siguri në komunitet me rastin e zhvillimeve në fshatin Bitinjë e Poshtme kur një zyrtar i Komunës së Suharekës shtiu me pistoletë e ku u konkludua njëzëri ku mes të tjerash, u kërkua shtimi i prezencës së Policisë Kosovare dhe Kfor-it.

Në konkluzion i bëhej thirrje përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë që të bëjnë gjithçka sesi të ofrojnë siguri në zonën përreth për të gjithë qytetarët.

Komandanti i Stacionit Policor në Shtërpcë Dragan Stevanoviq në raportim ka vënë në dukje se pas arrestimit të personit që shtiu, u konfirmua se ai ishte nën efektet e lëndëve alkoolike dhe se i’u mor pistoleta me të 33 plumbat të cilat i kishte me leje. Në seancë merrnin pjesë edhe përfaqësues të fshatit Bitinjë e Poshtme Bojan Stalletoviq i cili theksoi se ngjarja në fjalë ka shqetësuar banorët dhe kërkoi patrulla të shtuara policore në fshat.

“Kjo ngjarje ka shqetësuar dhe frikësuar banorët dhe fëmijët tanë të cilët në atë moment luanin në afërsi të vendit të ngjarjes. Komuniteti ynë është i përzier dhe deri më sot nuk kemi pas probleme dhe papajtueshmëri me fqinjët tanë. Ky është sinjal alarmues që egziston problem që kërkon vëmendje dhe reagim. Çdo lloj dhune apo kërcënimi duhet të ndëshkohet. Apeloj tek policia të forcojë patrullimin si tek ne, ashtu dhe në fshatrat e tjera multietnike të komunës sonë, do t’ju lutesha që të forconi patrullimet në hyrje të fshatit të cilat do të doja të ishin prezentë në 24 orë, që të vendosin kamera vrojtimi ashtu dhe të vendoseshin policë pasi automjetet lëvizin me shpejtësi të papërshtatshme” ka thënë Stalletoviq.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe kryesuesi i Këshillit për siguri në komunitet Dallibor Jevtiq ka thënë se mbështet plotësisht kërkesat e banorëve të fshatit Bitinjë e Poshtme dhe përsëriti se Komuna e Shtërpces është shembull i bashkëjetesës dhe multietnitetit të mirë por është hera e dytë që cënohet siguria e qytetarëve nga ana e personit që nuk është banor i kësaj komune.

“Mbështesim totalisht të gjitha kërkesat e banorëve që prezantuan, ajo çka na shqetëson është se në afat të shkurtër kohor, sërish kemi situatë që personi që nuk është qytetar i Komunës së Shtërpcës vjen në komunën tonë dhe krijon situatë në të cilën cënohet jeta dhe siguria e qytetarëve të Komunës së Shtërpcës. Kjo është për çdo dënim por jo vetëm në kuptimin verbal, por edhe thirrje për të gjitha institucionet që janë detyruara të ofrojnë siguri, por mbi të gjitha atyre institucioneve të cilat me veprimet e tyre duhet të sigurojnë ndaljen preventive të ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen të marrin parasysh me seriozitet të gjitha faktet dhe të kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse e asaj të mëhershmes kur kemi patur plagosjen e dy fëmijëve në fshatin Gorovushë. Personalisht jam i mendimit se kur nuk mbërrin deri tek reagimi adekuat nga institucionet, krijohet atmosferë në të cilën individët mendojnë se me këto veprime, mund të arrijnë disa nga qëllimet e tyre. Paqja, siguria dhe jeta normale është diçka që të gjithë qytetarët e Komunës së Shtërpcës duhet t’a kenë në çdo moment”, tha Jevtiq.

Ky i fundit lexoi edhe konkluzionin e Këshillit për Siguri në Komunitet, ku ndër të tjera kërkohet prezencë e shtuar e Policisë dhe Kfor-it dhe u bën thirrje përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë që të bëjnë gjithçka për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në pikën e parë thuhet se këshilli komunal për siguri në bashkësi me rastin e ngjarjes në Bitinjën e Poshtme kur personi N.N. shtiu me armë zjarri ndan shqetësimet dhe mbështet banorët e zonës dhe të gjitha kërkesat e tyre dhe konstatohet se vetëm fati shmangu pasojat e mëdha.

Kërkohet që Policia e Kosovës të shtojë prezencën e vet në fshatin Bitinjë e Poshtme, ndërsa Kfor të rrisë patrullimet, duke marrë parasysh rastin e mëparshëm që ndodhi më 6 janar, kur u plagosën Stefan dhe Millosh Stojanoviq në fshatin Gotovushë.

Si veprim parandalues ​​dhe ndërgjegjësues publik, pritet që të gjitha institucionet relevante të ndërmarrin hapat e duhura me qëllim parandalimin e përsëritjes së incidenteve të ngjashme.

Ftohen përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë që të kuptojnë seriozitetin e kërcënimeve të vazhdueshme për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Komunës së Shtërpcës dhe të bëjnë gjithçka për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në pikën e pestë thuhet se Komuna e Shtërpcës vlen për shembull i multietnicitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë dhe incidentet e fundit tregojnë se ato janë produkt i personave që nuk janë banorë të Komunës së Shtërpcës.

Bëhet e ditur se aspirata për të jetuar në paqe dhe pa probleme nuk do të lëkundet, por nevojitet veprim i të gjithë faktorëve relevant sesi të parandalohen ata që dëshirojnë që raportet e mira të ndërtuara përmes aktiviteteve të tyre, të rrezikohen, thuhet në fund të pikës së konkluzioneve.

Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi njëzëri miratuan konkluzionet të cilat do t'u dërgohet institucioneve përkatëse.