Shutanovac: Rama ka nevojë të tregojë se është shqiptar më i madh se Kurti
Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, thotë se nuk mendon se dikush në Tiranë “që ka të paktën pak tru” mendon në atë mënyrë që dikush planifikon të sulmojnë Kosovën, prandaj deklaratat e zyrtarëve shqiptarë në të cilat mund të ndodhë një gjë e tillë, si dhe mesazhi i Edi Ramës se çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë, shihen si funksion i nevojave të brendshme dhe rritjes së entuziazmit emocional tek qytetarët si në Kosovë dhe në Shqipëri.
Deklaratën e Ramës, se Shqipëria do të qëndrojë në krah të Kosovës edhe nëse gjërat vijnë deri në atë pikë sa të mos flitet më, por të përdoren armë, edhe Shutanovaci e sheh si pjesë të luftës së brendshme se kush do të jetë udhëheqësi i të gjithë shqiptarëve.
“Albin Kurti nuk ka ambicie që kanë të bëjnë vetëm me Kosovën dhe Metohinë, por ato shumë më të gjera, të cilat kërcënojnë sigurinë e gjithë rajonit. Politika e tij ndaj serbëve, e cila praktikisht inicon emigrimin e përshkallëzuar të serbëve, është vetëm një pjesë e asaj që ai synon të bëjë. Në programin politik të partisë së tij, shkruhet qartë se avokon për një 'Shqipëri të madhe'. Deri në momentin kur u bë kryeministër, madje edhe për një kohë si kryeministër, flamuri i Shqipërisë qëndronte gjithmonë pas tij kur jepte intervista. Prandaj, ai dëshiron të formojë një shtet të ri shqiptar, që ndoshta është aspiratë e një numri të madh të shqiptarëve në rajon. Megjithatë, ajo që është interesante dhe dëshira ime personale është që ai të jetë ai bashkues dhe ai të jetë lideri i të gjithë shqiptarëve. Në atë masë, Rama duhet t'i përgjigjet aspiratave të tij duke treguar se është një shqiptar i madh", thotë Shutanovac.
Ai kujton se Shqipëria është në NATO, dhe se forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë nën mandatin e OKB-së, përkatësisht të KFOR-it.
“Serbia sigurisht që nuk ka aspirata ushtarake për ta pushtuar apo çliruar atë zonë ushtarakisht, sido që dikush ta përkufizojë atë” dhe e gjitha përfundon me retorikë që duhet të ngrejë ngarkesën emocionale të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe të largojë vëmendjen nga problemet thelbësore që ekzistojnë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Nuk mendoj se dikush në Tiranë që ka tru, mendon se dikush po planifikon të sulmojë Kosovën. Serbia definitivisht jo”, thekson Shutanovac.
Prandaj është retorika e një pjese të politikanëve shqiptarë, mendon ai, me synim ngritjen e tensioneve mbi baza kombëtare dhe emocione.
“Ai heroizëm se si do të shpëtojnë njëri-tjetrin është në fakt lufta e tyre e brendshme se kush do të jetë lideri i të gjithë shqiptarëve, siç e paralajmëroi Kurti në takimin e vitit të kaluar në Tetovë, ku thoshin se është kryeministër i të gjithë shqiptarëve të botës. Jam i sigurt se ka qenë shkas që Edi Rama të tregojë se është kryeministër më i madh i të gjithë shqiptarëve në botë se sa Kurti”, thotë Shutanovac.
komentet