Simiq: Prej vitesh na është mohuar e drejta e përdorimit të flamurit, e gëzueshme thirrja e BE, Pesëshes dhe Euleksit

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Funksioneri i Listës Sërbe Igor Simiq tha se atë e gëzon thirrja e BE, vendeve të Pesëshes dhe Euleks për autoritetet e Prishtinës në të cilën kujtohet se përdorimi i simboleve dhe flamurit të komuniteteve në Kosovë është e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë dhe ligje, nën thirrjen për bashkëatdhetarët që flamurin t’a përdorin në mënyrë të përshtatshme sesi përdorimi i tij të mos mohohej sërish me pretekste të ndryshme.

“Pas shumë vitesh gjatë të cilave popullit tonë i’u mohua e drejta për të përdorur flamurin kombëtar në Kosovë e Metohi e veçanërisht në veri, lumturohem me ftesën e përcjellë nga vendet e Pesëshes, Bashkimi Europian dhe EULEKS Prishtinës, për të respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e popullit sërb në çështjet e identitetit", shkruan Simiq në Instagram.

Ai ftoi bashkatdhetarët e vet të përdorin flamurin dhe të shprehin dashurinë e tyre për të në mënyrë të përshtatshme dhe dinjitoze.

"Dhe që të mos u japim arsye disave të na mohojnë sërish përdorimin e flamurit me justifikime të ndryshme", tha Simiq.

Unioni Europian, vendet e Pesëshes dhe EULEKS u përcollën letër autoriteteve në Prishtinë në të cilën u kujtojnë se përdorimi i simboleve dhe flamujve të komuniteteve në Kosovë është e drejtë e mbrojtur nga korniza kushtetuese e ligjore bërën thirrje për zbatimin e qëndrueshëm dhe jodiskriminues.

Në letrën e cila është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë Eva Palatova, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shefi i Misionit EULEKS, thuhet se korniza kushtetuese dhe ligjore mbron të drejtën e të gjitha komuniteteve për të ruajtur, shprehur dhe zhvilluar identitetin e tyre dhe përmes përdorimit dhe nxjerrjes në pah të simboleve dhe flamujve.

Letra nga BE, EULEKS dhe vendet e Pesëshes i’u përcoll autoriteteve kosovare në prag të 28 qershorit, kur sërbët festojnë një nga festat më të mëdha fetare dhe kombëtare, Vidovdanin.