Simiq: Siguria e sërbëve është e rrezikuar, para së gjithash me veprimet e Policisë Kosovare ndërsa KFOR i përcolli kompetencat
Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq u shpreh se situata në Kosovë është jashtëzakonisht komplekse, ndërsa siguria e sërbëve është e rrezikuar, para së gjithash me veprimet e Policisë Kosovare ku tashmë KFOR dëshiron që t’i përcjellë kompetencat dhe të kujdeset për sigurinë në urën mbi Ibër në Mitrovicë dhe pranë Manastirit të Deçanit, transmeton TV Most.
"Lind pyetja, mbi cilat baza analizash KFOR arriti në konkluzionin se situata në terren është stabile dhe se nevojitet heqja e pikave strategjike që ndodhen si në urën kryesore në Mitrovicën e Kosovës, ashtu edhe para Manastirit të Deçanit, veçanërisht nëse dimë se në muajt e fundit populli sërb ka vuajtur terrorin e Policisë Kosovare e cila shpesh shkel ligjin, duke asistuar pra duke ofruar mbrojtje fizike për ata që shkelin ligjin dhe shembin shtëpitë sërbe pranë Ujmanit", tha Simiq.
Ky i fundit tha se fakti është se situata është jashtëzakonisht komplekse dhe siguria rrezikohet para së gjithash, nga veprimet e të njëjtës polici, të cilës KFOR tani dëshiron t'ia transferojë autoritetin për t'u kujdesur për sigurinë në urën mbi Ibër dhe pranë Manastirit të Deçanit.
"Në Listën Sërbe, jemi fuqimisht kundër këtij qëllimi, sepse besojmë se nuk ka ardhur koha për diçka të tillë. Nëse është e saktë e dhëna që siguria është përmirësuar kaq shumë në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe se policia bën punën e vet, atëherë fillimisht duhet të hiqen ato pika kontrolli nga koha e Luftës së Dytë Botërore në Urën e Bistricës dhe në Ujman dhe në këtë mënyrë të tregohet se nuk ka nevojë që të egzistojnë vende të tilla ku terrorizohen sërbët me fëmijë ndërsa kalojnë nga komuna sërbe e Lleposaviqit në komunën sërbe të Zveçanit ose të Mitrovicës së Kosovës", tha Simiq.
Ky i fundit vlerësoi se kjo do të ishte mënyrë për të relaksuar situatën e sigurisë dhe se kjo është ajo çka presin qytetarët, dhe jo të largohen pjestarët e KFOR nga pikat nevralgjike, sikurse ura kryesore e Ibrit, ku ishte vendi i konfliktit dhe ku pati më shumë se 1,000 incidente të shkaktuara nga sulmet nga jugu në veri.
"Lista Sërbe fton edhe një herë KFOR që të respektojë Rezolutën 1244 dhe të garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve, ndërsa ne e interpretojmë këtë si garanci sigurie dhe për sërbët në këto vise", tha Simiq.
KFOR njoftoi dje se ka nisur pakësimin e prezencës së përhershme në urën kryesore mbi Ibër, e cila lidh Jugun dhe Veriun e Mitrovicës, duke e justifikuar vendimin me situatën e përmirësuar të sigurisë.
Çështja se përse në këto momente karabinierët po tërhiqen nga ura kryesore mbi Ibër, Kosovo Onlajn u mor me analizën "Ura mbi Ibër dhe Manastiri i Deçanit në "arkitekturën e re të sigurisë së KFOR-për çfarë frikësohen sërbët?".
komentet