Sorensen për takimet me Petkoviqin dhe Bajramin: Definimi i planit të punës për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës
I dërguari special i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, njoftoi se zhvilloi bisedime të ndara me Petar Petkoviqin dhe Agron Bajramin me qëllim definimin e planit të punës për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës në muajt e ardhshëm.
"Këtë javë mbajta takime të ndara dhe të detajuara me të dy kryenegociatorët në Bruksel për të definuar planin e punës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë në muajt e ardhshëm", tha Sorensen në postimin në rrjetin X.
Gjatë bisedës me Sorensen, Petkoviq theksoi se sërbët në Kosovë janë të ekspozuar ndaj presionit pothuajse të përditshëm politik dhe institucional të Prishtinës dhe paralajmëroi se Albin Kurti para çdo zgjedhjeje, do të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe eskalues në dëm të popullit sërb.
Në takimin mes Bajramit dhe Sorensenit asistoi dhe ministri kosovar i punëve të jashtme në mandatin teknik Glauk Konjufca, i cili tha se Kosova është e përkushtuar për dialog me qëllim arritjen e njohjes së ndërsjelltë.
Shefi i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, pas takimit me Sorensenin tha se Beogradi është i gatshëm për negociata për formimin e BKS dhe jo për njohje.
0 komentet