Petkoviq me Sorensen: Kurti para çdo zgjedhje ushtron hapa në dëm të sërbëve në K&M

1
Burim: kancelarija za kim

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq theksoi se sot në bisedë me ndërmjetësuesin e BE për dialog Peter Sorensen se sërbët në Kosovë janë të ekspozuar pothuajse me presione të përditshme politike e institucionale të Prishtinës dhe paralajmëroi se Albin Kurti në prag të çdo zgjedhje ushtron hapa të njëanshme dhe eskalues në dëm të popullit sërb.

Petkoviq sot në Bruksel ka biseduar me Sorensenin rreth rrjedhës së dialogut dhe pozitës së popullit sërb në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për K&M dhe kryenegociatori në nivelin teknik në dialogun me Pishtinin, tregoi se sulmet e shumta dhe incidentet e motivuara etnikisht të drejtuara ndaj sërbëve, janë pasojë direkte e politikës agresive antisërbe të Kurtit dhe narrativës negative politike të përditshme ndaj gjithçkaje që është sërbe.

Petkoviq vuri në dukje se shmangia e dialogut nga Kurti, pavarësisht tek ajo nëse arsyeja janë zgjedhjet apo diçka tjetër, tregon qartë se dialogu po ngec për shkak të pengimit direkt nga Prishtina, bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për K&M.

"Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për zgjidhjen e të gjitha problemeve që kemi në terren përmes dialogut, si vendi i vetëm për gjetjen e zgjidhjeve të stabile. Ndaj është e rëndësishme të ndërmerren hapa konkretë drejt formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe që është garante e sigurisë dhe të drejtave kolektive të sërbëve", theksoi Petkoviq.

Ai theksoi veçanërisht se sërbët në Kosovë pothuajse përballen përditë me arrestime dhe gjyqe të motivuara politikisht që janë kundër tyre pa respektuar të drejtat themelore të njeriut, nën aggresionin mediatic dhe politik nga Prishtina.

“Politika e Beogradit dhe e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe mbrojtja e të drejtave të popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe do të mbetet në këtë rrugë pavarësisht përpjekjeve të Prishtinës e cila ushtron hapa të njëanshëm dhe pengues për dialogun”, përcolli tek Sorenseni Petkoviqi.