Sot shënohen 26 vjet nga fillimi i Betejës së Pashtrikut
Në këtë ditë, 26 vjet më parë, filloi Beteja e Pashtrikut, një përpjekje për pushtim tokësor si pjesë e ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999.
Luftimet në Pashtrik zgjatën nga 26 maji deri më 14 qershor, dhe operacioni kishte emrin e koduar "Strela 2".
Beteja filloi në orët e para të mëngjesit të 26 majit në kullën e vrojtimit të Gorozhupit dhe më pas u përhap në të gjithë zonën e Pashtrikut.
Kjo pjesë e kufirit me Shqipërinë mbrohej nga anëtarët e Brigadës së 549-të të Motorizuar, dhe midis 10,000 dhe 12,000 pjsëtarë të UÇK-së, të ndihmuar nga forcat e rregullta të Shqipërisë, ishin të angazhuar në aksion në anën e NATO-s.
NATO siguroi mbështetje ajrore me 24 helikopterë sulmues Apache dhe bombardues strategjikë B-52.
Sipas të dhënave operative të UJ-së, në sulmin ndaj Pashtrikut morën pjesë midis 5,000 dhe 6,000 anëtarë të grupit operativ "Skifteri" të ish-UÇK-së, midis 500 dhe 1,000 anëtarë të Brigadës së Atlantikut, e cila përbëhej nga vullnetarë shqiptarë nga SHBA-ja, si dhe pjesë të Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Të njëjtat burime pohojnë se në radhët e sulmuesve përfshihej një detashment muxhahedinësh që kishin luftuar më parë në fusha të tjera beteje në Ballkanin Perëndimor.
Betejat në Pashtrik u karakterizuan gjithashtu nga përdorimi i rëndë i artilerisë dhe i fuqisë ajrore kundër pozicioneve të forcave jugosllave.
Në të njëjtën kohë u përdorën edhe bombardues strategjikë.
Sipas të dhënave ushtarake, mbi Pashtrik u hodhën më shumë se 2,000 ton bomba gjatë asaj periudhe.
Luftimet në Pashtrik zgjatën deri më 14 qershor, megjithëse pesë ditë më parë, më 9 qershor, në Kumanovë u nënshkrua zyrtarisht një marrëveshje për përfundimin e luftës.
Për shkak të trimërisë së treguar, Brigadës së 549-të të Motorizuar iu dha Urdhri i Heroit Kombëtar pas luftës.
Beteja u shënua edhe nga fjalia e komandantit të atëhershëm të kësaj brigade, gjeneralit Bozhidar Deliq: "Nuk ka kthim prapa, prapa është Serbia".
0 komentet