Stojanoviq: Mesazhi i Kurtit një lajmërim i kërcënimeve shtesë ndaj paqes në veri

Këshilltar për Politikë të Jashtme i Kryeministres të Serbisë Nikolla Stojanoviq beson se mesazhi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se serbët do të duhet të vuajnë dhe të paguajnë është një lajmërim i një thellimi të mundshëm të krizës dhe veprimeve të dhunshme, si dhe një kërcënim shtesë për paqen në veri të Kosovës.

Stojanoviq ka deklaruar në rrjetin social “X” se Kurti dërgoi një mesazh rrëqethës direkt nga zemra e BE-së pasi shkatërroi një tjetër raund të dialogut.

“Fjalë të tilla paralajmërojnë një thellim të mundshëm të krizës dhe veprime të dhunshme, duke rrezikuar edhe paqen në veri të Kosovës*. Përkundrazi, dje Beogradi edhe një herë tregoi përkushtimin e tij për arritjen e një kompromisi dhe ruajtjen e paqes së brishtë në veri”, tha Stojanoviq.

Ai ka shtuar se do të ishte fatkeqësi e madhe nëse qëllimet e Kurtit realizohen.

“Do të ishte një tragjedi jo vetëm për të dhe ne, por edhe një rrezik i madh për rajonin më të gjerë”, tha Stojanoviq.