Stojanoviq: Propozimi për krijimin e ushtrisë europiane ambicioz dhe vështirë të realizohet

Viši naučni saradnik u Institutu za međunarodnu politiku i privredu Bogdan Stojanović
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i lartë shkencor në Institutin për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi Bogdan Stojanoviq thotë për Kosovo onlajn se propozimi për krijimin e ushtrisë europiane është mjaft ambicioz dhe vështirë të realizohet dhe nëse hipotetikisht të gjitha shtetet e Unionit Europian të dakordësohen që të realizojnë këtë ide, kjo nuk do të mund të përmbyllej në dhjetë vitet e ardhshme.

Mbrojtja, thotë ai, përkon tek bashkëpunimi ndërqeveritar i anëtarëve të Unionit Europian dhe do të duhej mjaft kohë që të ndërmeren proçedura burokratike pasi vendimet duhet që të merren me konsensus. 

“Ky është moment hipotetik dhe nëse kthehemi në gjendjen reale, gjërat e këtij projekti janë edhe më pak të realizueshme pasi 100.000 ushtarë është numër mjaft imponues. Kjo nuk është tentativë e parë e krijimit të ndonjë lloj ushtrie europiane. Ka qenë dhe plani Plevenit i viteve ‘50, e më pas tentativa e bërjes së grupeve luftuese të vitit 2007, kur u krijuan dy grupe të mëdhenj me madhësinë e batalionëve, nga 1.500 ushtarë për një grup, çka kurrë nuk u jetësua. Tani flitet për numra më shumë dhe me të vërtetë vështirë t’i besosh kësaj” thekson Stojanoviq.

Si një rrethanë tjetër rënduese për zbatimin e idesë së ushtrisë europiane, ai përmend konfliktin e juridiksionit me NATO.

"Në cilat situate do të mundte kjo ushtri të operonte pa hyrë në domenin e mbrojtjes së NATO? Pothuajse të gjitha shtetet e BE, 23 nga 27 janë anëtare të NATO, kështu që ky do të ishte një konflikt më shumë juridiksioni. Ndaj ajo ide është ende, sikurse dhe vetë komisioneri për mbrojtjen tha, vetëm për shqyrtim. Nuk ka plan konkret për implementim të paktën për tani", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai thotë se shtetet më të fuqishme anëtare të BE para së gjithash Franca dhe Gjermania, përherë kanë qenë pro një lloj forcimi të autonomisë strategjike dhe pavarësisë në sektorin e sigurisë në raport me SHBA.

"Si Franca, si Gjermania nuk pranuan të jenë pjesë e Komitetit të Paqes së Tramp, çka është mesazh i qartë nga njëra anë. Nga ana tjetër, kemi shtetet e ashtuquajtura anëtarë të rinj të NATO, vendet europianolindore të cilat në një farë mënyre gjithmonë janë drejtuar drejt ombrellës amerikane të sigurisë. Pothuajse asnjë shtet nuk ka thënë asgjë më specifike për këtë temë sesa 'mund të konsiderojmë se Europës i nevojitet autonomi strategjike', por pa propozime konkrete. Më duket se asnjë shtet nuk dëshiron të kërcënojë dhe ashtu aleancën e brishtë që egziston momentalisht me SHBA", vlerëson Stojanoviq.

Propozimi i komisionerit për Mbrojtje të BE Andrijus Kubilius, se BE të shqyrtojë krijimin e ushtrisë së përhershme prej 100,000 ushtarësh, sikurse thotë Stojanoviq, vjen në momentin kur marrëdhëniet e BE me SHBA janë shumë të dëmtuara dhe në kontekstin e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë, ku SHBA po negociojnë me Rusinë, e cila ishte armiku kryesor i Unionit Europian.

"Tani kemi situatë ku SHBA është pothuajse në disa sfera armik më i madh i Bashkimit Europian sesa vetë Rusia", konkludon ai.