Stoshiq: Nënshkrimi i Kurtit është i pavlerë për serbët, anëtarësimi në KE duhet të kushtëzohet me formimin e BKS-së

Stošić
Burim: Kosovo Online

Sllobodan Stoshiq, menaxher programi i OJQ-së Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, me rastin e letrës së zyrtarëve të lartë të Kosovës drejtuar kryeraportueses për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakojani, në të cilën ata marrin përsipër të respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë formimin e BKS-së, thotë se serbët nga Kosova e kanë humbur besimin dhe nuk besojnë se nënshkrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është garanci se diçka do të zgjidhet.

“Nënshkrimi i një zyrtari teorikisht duhet të vlejë shumë, por duke marrë parasysh përvojën që të gjithë e dimë, çfarë ka ndodhur me BKS-në dhe detyrimet e tjera që janë marrë nga Marrëveshja e Brukselit, nuk e di se sa mund t'i besojnë njerëzit që jetojnë këtu një deklaratë të tillë. Nënshkrimin e tij, sidomos pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, veçanërisht serbët, nuk e marrin seriozisht dhe nuk mendojnë se me atë nënshkrim do të zgjidhet ndonjë gjë”, thotë ai.

Letra duhet të jetë garanci, thotë Stoshiq, por nëse kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, deklaron se është vetëm formalitet, atëherë koalicioni qeverisës me gjasë do ta trajtojë letrën si të tillë.

“Ne nuk do të përjetojmë asnjë garanci dhe asnjë pasojë pas asaj letre”, thotë ai.

Bashkëbiseduesi ynë thekson se hyrja e Kosovës në KE duhet të kushtëzohet me formimin e BKS-së.

“Vetëm formimin e saj, megjithëse e shpresoj, nuk e pres në një të ardhme të afërt. Ndoshta këtë vit, statuti i BKS-së do t'i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë. Kjo është diçka që unë pres, dhe vetë formimi do të jetë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm për të dyja palët”, thotë Stoshiq.