Ugljanin: Rrëzuam kërkesën për referendum për trojet pranë remontit ushtarak pasi ky ligj nuk egziston
Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin thotë se është refuzuar ligji për referendumet për vendimin e shpërndarjes së trojeve afër remontit ushtarak të cilën e paraqiti Demokracia Sërbe, pasi i tillë ligj nuk egziston.
“Përsa i përket vetë peticionit të cilin e ka dorëzuar Demokracia Sërbe si subjekt politik që ka mbledhur 2213 nënshkrues, ne e kemi pranuar në përputhje me ligjin, neni 71. Para së gjithash para kësaj, unë kam paralajmëruar kryetarin e këtij subjekti politik, Aleksandar Arsenijeviq, se nuk do të kishte bazë ligjore mbi të cilën ata bazohen në bazë të nenit, ndërsa neni thërret referendum, duke qenë se nuk egziston ligj për referendum, ndërsa ata thirrën për këtë gjë” tha Ugljanin për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit ka shtuar se në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, morën përsipër peticionin për shqyrtim dhe vërtetim të vetë vendimit.
“Ne jemi të detyruar t’a refuzojmë peticionin sepse nuk është në qëllimin e ligjit e kështu vendosëm. Ne më 23 shkurt i kemi dhënë përgjigje subjektit politik dhe pastaj e kemi dorëzuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe kemi vepruar në bazë të ligjit. Duke pasur parasysh se dihet, siç thashë, nuk ka Ligj për Referendum dhe ata i’u referuan, kjo kërkesë dhe peticion u refuzua nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut”, tha Ugljanin.
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut më 29 dhjetor miratuan vendimin për ndarjen e 27,400 metra katrorë truall MPB në afërsi të Remontit Ushtarak, ndërsa Demokracia Sërbe ka dorëzuar peticionin me 2,213 nënshkrime për revokimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut. lidhur me ndarjen e kësaj parcele.
Në përgjigjen e kryetarit të Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut, në të cilën Kosovo Onlajn kishte qasje, thuhet se në këtë moment nuk mund të mbahet asnjë referendum lokal apo çfarëdolloj referendumi.
“Për faktin se në Kosovë nuk egziston Ligj për Referendum (në bazë të të cilit do të egzistonin procedura dhe rregulla për nisjen e referendumit-inicimin e llojit të referendumit, mbajtjen e referendumit, verifikimi etj.) në këtë moment nuk mundet të mbahet në nivel lokal apo çfarëdo lloj referendumi. Ndaj Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut nuk mund dhe nuk është i detyruar të shpallë referendum rreth çështjes në kompetencat e veta me kërkesë të qytetarëve”, thuhet në dokument.
0 komentet