UNMIK për deportimin e serbëve: Apelojmë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe procedurave ligjore

UNMIK.jpeg
Burim: Kosovo Online

Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka deklaruar se janë të njohur me arrestimet dhe deportimin e katër serbëve nga Kosova dhe kanë apeluar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe procedurave ligjore.

Në një përgjigje për Kosovo online, ata kanë theksuar se po e ndjekin nga afër situatën.

„UNMIK-u është i njohur me arrestimet dhe dëbimet e fundit dhe apelon që të gjitha veprimet të udhëhiqen nga standardet e të drejtave të njeriut. Procedura ligjore duhet të respektohet plotësisht. UNMIK-u vazhdon ta ndjekë situatën me vëmendje“, thuhet nga ky mision.

Kujtojmë se nga Kosova janë deportuar katër serbë dhe u është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për serbë të punësuar në MPB-në e Serbisë.