Vladisavljev: Në rast të zgjedhjeve të reja, Vetëvendosja rrezikon një rezultat më të keq

Stefan Vladisavljev
Burim: Kosovo Online

Koordinatori i programit të Fondacionit BFPE për një shoqëri të përgjegjshme, Stefan Vladisavljev, vlerëson se do të kishte rrezik potencial që qeveria në një mandat teknik të udhëhequr nga Vetëvendosja të arrijë një rezultat më të keq në zgjedhjet e reja nëse ato do të mbaheshin.

Sipas disa skenarëve të spekuluar nga disa parti opozitare, Vetëvendosje po e shtyn qëllimisht procesin e formimit të institucioneve të reja, me qëllim që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vjeshtë, të cilat do të mbaheshin së bashku me ato vendore.

Vladisavljev, megjithatë, thotë se pyetja është se sa do të mundësonte në një periudhë relativisht të shkurtër mandati teknik i qeverisë së Albin Kurtit që të korrigjohen ato gjëra që konsiderohen si mangësi për të cilat Vetëvendosje nuk arriti rezultatin që pati në zgjedhjet e 9 shkurtit 2021.

Në përgjithësi, shton ai, është e pritshme që status quo-ja të mbetet edhe pas zgjedhjeve të reja.

“Partitë që nuk ishin në pushtet dhe as që patën mundësi të vinin në pushtet, nuk mund të bënin asgjë të keqe apo të mirë për të përmirësuar pozitat e tyre, ndërsa nga ana tjetër Vetëvendosja vazhdon të përballet me të njëjtat sfida me të cilat u përball, që është se komuniteti ndërkombëtar nuk e shikon mirë mënyrën e tyre të veprimit, para së gjithash për shkak të natyrës jo konstruktive të qasjes së tyre. Kritikat dhe presionet nga bashkësia ndërkombëtare do të mbeten për disa muaj, duke pasur parasysh se gjërat nuk kanë ndryshuar apo përmirësuar dhe se qasja nuk është më konstruktive se sa ishte”, thekson Vladisavljev.


Përveç kësaj, siç thotë ai, disa aktorë ndërkombëtarë, e mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë ende duke rivlerësuar pozicionin e tyre ndaj gjithë Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ndaj Prishtinës.

Pra, nëse pritet një cikël i ri zgjedhor në mandatin teknik dhe nëse priten disa ndryshime thelbësore, mendoj se nuk do të ndodhin dhe do të ketë rrezik potencial që rezultati të jetë më i keq se sa ishte në zgjedhjet e mëparshme”, përfundon ai.