Vuçiq dënoi sulmin ndaj Trampit: Dhuna politike përfaqëson frikacakëri në formën më të keqe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dënoi sulmin ndaj presidentit amerikan Donald Tramp, duke theksuar se bota tashmë përballet me shumë dhunë dhe se Serbia dënon çdo formë të saj.
“Dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, dhe familjes së tij. Lajmin për të shtënat e mora me shqetësim të madh, por edhe me lehtësim, pasi presidenti Tramp, zyrtarët e tjerë të lartë dhe gazetarët e pranishëm janë të paprekur”, shkroi Vuçiq në rrjetin social “X”.
Ai theksoi se dhuna politike përfaqëson frikacakëri në formën më të keqe, e cila shkatërron çdo shtet dhe çon në përçarje edhe më të thella.
Vuçiq shtoi se është veçanërisht shqetësuese fakti që këtij incidenti i kanë paraprirë tashmë dy sulme ndaj Trampit, gjë që duhet të merret seriozisht si një paralajmërim i qartë, pasi shtrohet pyetja se çfarë mesazhi dërgojnë akte të tilla.
“Bota tashmë përballet me shumë dhunë dhe për këtë arsye Serbia dënon fuqishëm çdo formë të saj, duke u angazhuar për dialogun si themel i çdo demokracie të vërtetë dhe rruga e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, shtoi presidenti i Serbisë.
0 komentet