Vuçiq: Do të rrisim shumën e ndihmës sociale për sërbët dhe romët në K&M në 20.000 dinarë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në daljen e sotme publike drejtuar qytetarëve, ka thënë se sërbëve dhe romëve të Kosovës do t’u rritet ndihma sociale.

Vuçiq tha se për 5.607 persona sërbë e romë në Kosovë, të cilët marrin ndihmën shtetërore sociale të Sërbisë, ndihma do të rritet nga 11.000 në 20.000 dinarë.

"Aty ku është një pagë, kur rritet me 20.000 dinarë, lehtë është të mbijetosh. Kjo është ndihmë sociale për njerëzit të cilët nuk munden të punojnë në shkolla, kopshte, spitale. Mendoj se kjo është mbështetje e rëndësishme dhe e madhe për ta. Për dy muaj do të marrin rritjen e parë të ndihmës sociale” ka thënë Vuçiq.