Vuçiq me delegacionin e Këshillit Atlantik: Bashkëpunimi me SHBA ka rëndësi të madhe për Serbinë
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot delegacionin e Këshillit Atlantik dhe ka falënderuar këtë organizatë për mbështetjen e saj për integrimin evropian të Serbisë, nismën Ballkani i Hapur, gjetjen e një zgjidhje kompromisi në dialogun me Prishtinën, si dhe angazhim në forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe mes vendit tonë dhe SHBA-së.
Në një postim në Instagram, presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për zhvillimin dhe ruajtjen e paqes dhe unitetit në Ballkanin Perëndimor dhe se bashkëpunimi me SHBA ka rëndësi të madhe për ne në këtë rrugë.
“Falënderova Këshillin Atlantik për mbështetjen që i japin integrimit evropian të Serbisë, nismës Ballkani i Hapur, gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi në dialogun me Prishtinën, si dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe ndërmjet vendit tonë dhe SHBA. Serbia është e përkushtuar për zhvillimin, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjes në Ballkanin Perëndimor, dhe bashkëpunimi praktik me SHBA në atë rrugë është i një rëndësie të madhe për ne”, ka shkruar Vuçiq.
komentet