Vuçiq me Vadeful për marrëdhëniet mes Sëbisë e Gjermanisë dhe Kosovën
Presidenti i Republikës së Sërbisë Aleksandar Vuçiq u takua me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Johan Vadeful, gjatë seancës së 81 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve tê Bashkuara me të cilin bisedoi për Kosovën dhe domosdoshmërinë për ruajtjen e paqes.
Vuçiq shkruan në Instagram se bisedoi me Vadeful rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, rrugën europiane të Sërbisë dhe çështjet me rëndësi kyçe për stabilitetin e rajonit.
"Sërbia dëshiron të vazhdojë zhvillimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm europianë, përmes bashkëpunimit edhe më të fortë politik, ekonomik e rajonal. Diskutuam dhe për situatën në Kosovë e Metohi, për nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, si në rajonin tonë ashtu edhe në kontinentin europian, si dhe për rolin e rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe në respektimin e së drejtës ndërkombëtare," deklaroi Vuçiq.
Sikurse shtoi, Sërbia mbetet e përkushtuar ndaj rrugës europiane dhe do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi me partnerët europianë dhe ndërkombëtarë, në interes të Sërbisë dhe qytetarëve të saj.
komentet