Vuçiq: Mirënjohje Ugandës për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Sërbisë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka falenderuar sot presidentin e Ugandës Joveri Kaguti Museveni për mbështetjen e vendit të tij në integritetin territorial të Sërbisë.
"Kemi biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishmea. I jam mirënjohës Ugandës çka ruan principet e integritetit territorial dhe mbështet sovranitetin e Sërbisë në tërësinë territoriale, si dhe nëpër organizmat ndërkombëtare, çka ne e bëjmë kur vihet në diskutim edhe Uganda apo dhe shtete të tjera afrikane" ka thënë Vuçiq na konferencën e përbashkët të shtypit pas takimit me Museveni.
Ai tha se para fundit të gushtit, delegacion me ekspertë dhe disa ministra do të vizitojnë Ugandën për të vijuar bisedimet rreth avancimit të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë por edhe të mbrojtjes.
"Shpresoj që deri në fund të vitit të ardhshëm të mund të vendosim linjën direkte ajrore me Kampalën. Nëse do t’ia arrijmë, ky do të ishte sukses i madh për Sërbinë dhe Ugandën” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se Uganda deri në vitin 2050 do të ketë më shumë se 100 milionë banorë nga 94 milionë që ka tani duke shtuar se ky vend është një prej katër vendeve me moshë më të re në botë me potenciale të mëdha.
Vuçiq ka përcjellë se prej presidentit Museveni ka marrë ftesën për të qenë pjesmarrës në kongresin e madh të vendeve të pa-angazhuara që do të organizohet në Kampala, çka për të ishte nder i madh, por edhe se është mjaft e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.
"Në periudhën vijuese, kur vjen fjala për aviotransportin tonë kombëtar, na duhet të fokusohemi tek pika të caktuara strategjike në Afrikë dhe Kampala, mund të jetë vendi ideal prej të cilës mund të ecim më tej drejt destinacioneve afrikane drejt jugut, por edhe drejt qendrës apo Afrikës perëndimore" ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit ka kujtuar se Museveni si president i Ugandës, herën e fundit që ka vizituar Beogradin ka qenë 36 vite më parë e atëherë ishte i ftuar nga kryetari i Presidencës së RSFJ Llazar Mojsov, e me këtë rast, janë ekspozuar edhe fotografitë dhe dokumente të kësaj periudhe.
"Bëhet fjalë për një njeri me përvojë të madhe prej të cilit mund të mësoja shumë. Mund të kisha qenë në gjendje të shikoja dhe mësoja mjaft për situatën aktuale politike në Afrikë dhe sa shpejt po përparon. Mbarë Afrika do të ketë 1 miliardë banorë dhe në 30 vite, do të kalojë shifrën prej 2.5 miliardë, duke e bërë atë një nga tregjet më të rëndësishme në botë” përmbylli presidenti Vuçiç.
Museveni: Jam këtu për të rinovuar bashkëpunimin
Presidenti i Ugandës Jover Kaguta Museveni shprehu kënaqësinë që Sërbia është vend stabil dhe shtoi se me vizitën e sotme, do të ndikojë në ripërtëritjen e marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë patur dikur.
Ai ka thënë se marrëdhëniet biletarele erdhën në një periudhë të ishin në distancë, por nevojitet dhe është e rëndësishme që ato të ripërtërihen.
"Më vjen mirë që tani është vend stabil ku po zhvillohet dhe sot jam këtu për të ripërtërirë bashkëpunimin" ka thënë presidenti i Ugandës.
Museveni ka thënë se ai dhe delegacioni i tij janë të gëzuar që ndodhen në Beograd me ftesë të presidentit Aleksandar Vuçiq duke shtuar se kanë pasur bisedime të frytshme.
Sërbia dhe Jugosllavia për të, thotë, nuk janë diçka të panjohura.
Në këtë kuptim ai kujtoi se në vitet ’50 dhe ’60 kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera mes Jugosllavisë dhe ish presidentin e RSFJ Josip Broz Tito.
"Kemi ndjekur qëndrimet e Titos të asaj kohe, veçanërisht qëndrimet neutrale të cilat Tito i ruante veçanërisht në konfliktin mes Kinës dhe BRSS. Refuzoi të anonte me ndonjë palë, ishte neutral” ka thënë dhe shtoi se Tito bëri shumë për Lëvizjen e të Paangazhuarve.
Presidenti i Ugandës theksoi se kompanitë jugosllave, veçanërisht “Energoprojekt”, kanë ndërtuar infrastrukturë të mirë në Ugandë.
Ai kujtoi gjithashtu se Uganda nga Jugosllavia blente shumë gjëra përfshirë anijet që ende po përdoren në liqenin në jug.
0 komentet