Vuçiq: Tema kyçe në Nju Jork siguria dhe pozita e sërbëve në Kosovë, si dhe parimet e dyfishta e morali

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theksoi sot se tema kyçe e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork do të jetë siguria dhe pozita e sërbëve në Kosovë, si dhe parimet e dyfishta e morali në komunitetin ndërkombëtar.

“Tema kyçe e fjalimit tim do të jetë siguria dhe pozita e sërbëve në Kosovë e Metohi. Do të flas kësaj here dhe çdo herë jam përpjekur të tregoj pozitën e vendit tonë që është në rrugën europiane ndërsa i përket jugut global rreth gjithë gënjeshtrave përmes të cilave kemi kaluar në tre dekada, për parimet e gënjeshtërta, dyfytyrësinë, moralin e dyfishtë. Sikurse na speguan se si është e nevojshme t'i dorëzojmë njerëzit tanë Tribunalit të Hagës dhe nuk morëm asgjë për këtë. Nënshkruam marrëveshje të panumërta dhe çdo herë u shkelën nga ata që i nënshkruan. Ata që ishin garant të saj” nënvizoi Vuçiq i ftuar në Radio Beograd.

Ai tregoi se do të luftojë për pozitën e Sërbisë dhe popullit sërb ashtu sikurse e ka bërë dhe për çështjen e Srebrenicës.

Vuçiq kujtoi se Sërbinë e kritikuan nga Europa për varrimin e Ratko Mlladiqit, ndërsa tani askush nuk flet për mohimin e vendimit për krerët e UÇK.

"Imagjinoni, na kritikuam dhe nuk egziston kund nga Europa që nuk foli në lidhje me varrimin e Mlladiqit, si të mund të shmangej. Kjo ishte budallallëk dhe e pakuptimtë. Ata u tmerruan nga pamjet e numrit të njerëzve dhe ky është thelbi. Tek ne nuk pati askund manifestime shtetërore, deklarata ndaj Hagës ndonëse Haga veproi tej moralit sepse e dinin se po vdiste dhe nuk e lejuan të vdiste në rrethin e familjes së vet. Pastaj thanë se nuk duhet t'i mohojmë vendimet", sqaroi ai.

Vuçiq tha se për vendimin e shkallës së parë ndaj krerëve të UÇK, të gjithë nga rajoni, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut zyrtare dhe Prishtina e mohuan, duke thënë se ishte turp dhe i papranueshëm dhe se do t’a ndryshonin atë.

"Asnjë reagim nga pati nga Europa ndaj mosnjohjes së vendimeve të gjykatave, të cilat ata i njohin si valide, të rëndësishme dhe të paanshme ndonëse nuk mendoj asgjë të mirë për Tribunalin e Hagës, Këshillin Kosovar dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, por ata mendojnë. Nuk ka asnjë fjalë. Mund të sulmojnë EULEKS dhe nuk ka asnjë kërkesë për ndëshkimin e personave përgjegjës për sulmin. Por, ky është fëmija i tyre dhe ata mund të bëjnë ç’të duan, ndërsa sërbët nuk kanë të drejtë të ankohen e as të gëzohen", konstatoi presidenti i Sërbisë.

Këtë, ripërsëriti ai, askush nuk mund t'ia spegojë.

"Pyeta kolegët dhe tani në Iniciativën Karpate. Duhet të jem i sinqertë dhe i drejtë, disa thanë 'lëre këtë, dimë gjithçka'. Ne sërbët duhet t’a dimë se jetojmë në kohë të tillë. Kurrë nuk do ta pranojnë se kanë gabuar. Ne për ta duhet të jemi të kënaqur që na morën 14% të territorit. Nëse u themi këtë, do të thonë se përse shikoni të kaluarën dhe mos të shikoni nga e ardhmja. Dhe nëse i pyesim se përse nuk i’a thonë këtë Ukrainës, nuk thonë asgjë. Ndonëse mendoj se Ukraina ka të drejtë të mbrojë integritetin e vet", theksoi Vuçiq duke thënë se fjala është për parime të gënjeshtërta dhe morale të dyfishta.

Duke folur për Iniciativën Karpate, tha se ky ishte takim i rëndësishëm gjatë të cilit u takua me presidentin e Rumanisë, Ukrainës dhe kryeministrin e Polonisë, me përfaqësues të shteteve që kanë në total 90 milionë banorë në mjedis të afërt me Sërbinë.

Vuçiq njoftoi se javën e ardhshme do të ketë shumë takime, si ai ashtu edhe ministrat e punëve të jashtme dhe të financave, do të asistojnë në pritjen e presidentit të SHBA Donald Tramp dhe do të kenë bisedime me numrin më të madh të liderëve europianë në Nju Jork.

"Besoj se do të kem takim dypalësh dhe me Sergej Lavrovin", shtoi Vuçiq.

Vuçiq tha se është e rëndësishme se duke kaluar nëpër "këtë kohë të çmendur", të bëhet gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, sigurinë për të gjithë qytetarët e Sërbisë, por dhe sigurinë në furnizimin me naftë e gaz. Raportoi se depozitat e gazit janë përplot dhe se rezervat janë në 690 milionë metra kub.

Vuçiq shtoi se, meqenëse mbahen zgjedhjet në Rusi, nuk përjashton mundësinë e bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Pyetjes për takimin me presidentin e Rumanisë, Vuçiq tha se biseduan për lidhjen e trafikut mes dy vendeve.

"Besoj se do të ndërtojmë autostradën Beograd-Vërshac, Vërshac-Timishoara çka do të ishte lidhja më e rëndësishme e trafikut mes dy vendeve", tha presidenti.

Ky i fundit tha se është e rëndësishme të bisedohet me rusët dhe për NIS, por edhe për kontratën që po skadon për gazin.

"Mjafton të shikoni se gjermanët dhe skandinavët po stërviten për zbarkimin në këtë e atë ishull, këta të tjerët po praktikojnë nuk e di çfarë. Prej mëngjesit të sotëm, dronët kanë sulmuar Moskën ashpërsisht, dje ose pardje Kievin e zonën përreth, apo komplet logjistikën ukrainase me trena, lokomotiva e gjithçka tjetër u sulmua ashpër. Sikur po afron fundi i botës", paralajmëroi Vuçiq.

Ky i fundit përsëriti se nuk janë zgjidhur shkaqet e problemeve as nuk në Lindjen e Mesme, as në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe konfliktin de facto mes Rusisë dhe Europës.

"Kam frikë se çfarë dimri na po vjen, por dimë punën tonë dhe duhet të ruajmë dhe stabilitetin dhe paqen dhe furnizimin e plotë të tregut me derivate të naftës, gazit për konsumatorët tanë dhe asgjë nga këto nuk do të jetë e lehtë por besoj se mund t’a bëjmë", nënvizoi Vuçiq.

Kur është fjala për zgjidhjen finale të situatës me NIS, tha se kjo nuk varet nga Sërbia e cila ka bërë gjithçka nga ana e vet.

"Mendoj se tani ka kalkulime nga anë të ndryshme dhe për atë se kush është në pushtet në Hungari, e kështu me radhë, ka dhe bisedime me palën amerikane, mes të gjitha palëve, kështu që as nuk e di se si do të zgjidhet", pranoi Vuçiq dhe shtoi se gjithçka është e komplikuar sepse çdokush ka interesat e veta gjeostrategjike e gjeopolitike.

"Nuk ka kurrëfarë dyshimi se nga njëra anë rusët do të dëshironin të ruanin atë nën kontrollin e tyre, se amerikanët do të dëshironin që rusët të mos e ruanin atë, por njëkohësisht mendojnë nëse është më mirë t’a marri një vend europian, apo është më mirë për që ta marrin ata. Nga ana e tretë, hungarezët sigurisht që kanë punë të mirë në gjithë këtë, por pyetja është nëse është në interesin e tyre që ndoshta t'u kundërvihen eventualisht amerikanëve në të. Mbarë Galamatiasi, që nuk është as i lehtë për t'u speguar dhe as për t'u kuptuar", shtoi presidenti.

Vuçiq tha se nuk e përjashton sot bisedën telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, pas zgjedhjeve në atë vend.

Për vendimin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, se vizita e saj në rajon muajin e ardhshëm të mos përfshijë Beogradin për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Sërbi, Vuçiq tha se kjo është një nga arsyet e vërteta, por që ajo sigurisht në Beograd në momentin e vizitës mund të bisedojë me përfaqësuesit legjitimë të vendit.

"Në atë moment mund të takohesh me ushtruesin e detyrës së presidentit, kryeministrin në mandatin teknik... Nuk ka shumë kuptim, sepse në atë moment ke institucione legale, ndonëse jo legjitime sepse fushata po zhvillohet", tha Vuçiq.

Në lidhje me fabrikën e dronëve izraelitë të hapur së fundmi në Sërbi, Vuçiq tha se Sërbia nisi zbatimin e konceptit të ushtrisë dixhitale, çka u pa edhe gjatë stërvitjes në Peshter.