Vuçiq: Reforma e Këshillit të Sigurimit në KB nuk mund të pritet në afat të shkurtër
Këshilltari shkencor në Institutin për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi Mihajlo Vuçiq thotë për Kosovo onlajn se mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara egziston dakordësi që Këshilli i Sigurimit duhet të reformohet dhe zgjerohet, por që vijon të jetë ende në diskutim nëse mund të arrihet konsensus për atë se kush do të jetë në fund anëtar i përhershëm i këtij organi.
Vuçiq bën të ditur se propozimi i Francës për reformimin e Këshillit të Sigurimit, që nënkupton rritje të numrit të anëtarëve të përhershëm dhe kufizim i të drejtës së vetos në raste të caktuara, ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të anëtarëve të KB, si dhe mbështetjen e anëtarit tjetër të përhershëm të KS-Britanisë së Madhe. E veç kësaj, siç tregon, reformimi i këtij organi në afat të shkurtër, nuk mund të pritet sepse arsyet që Rusia, Kina dhe madje edhe SHBA kanë kundër tij, janë të përhershme dhe kanë të bëjnë me sigurinë e tyre kombëtare.
"Francezët për iniciativën e tyre, morën mbështetjen e Britanisë së Madhe si anëtare e përhershme, kështu që mund të themi se dy nga pesë anëtarët e përhershëm momentalisht qëndrojnë në pozitën e reformës së nevojshme dhe propozimet e tyre tani përputhen. Duke pasur parasysh procedurën për ndryshimin e Kartës së KB e cila kërkon pëlqimin e të pesë anëtarëve të përhershëm, kjo nuk është e mjaftueshme. Në parim, egziston ende kundërshtim nga Rusia dhe Kina, të cilat në praktikë qëndrojnë në të njëjtat pozicione se nuk do të dëshironin që si anëtare të përhershme të hiqnin dorë nga të drejtat e vetos dhe as nuk do të donin që disa nga anëtarët e rinj të përhershëm të KB të kishin këtë të drejtë. Ata dakordësohen me zgjerimin, por njëkohësisht për ndonjë diskriminim mes anëtarëve të përhershëm, atyre të vjetër dhe atyre eventual të rinj”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Sikurse spegon, francezët në propozimin e tyre, paraqitën kërkesë për të mos hequr të drejtën e vetos për anëtarët e përhershëm, por për t’a kufizuar në rastet kur në botë ndodhin krime të caktuara si genocidi, krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në konflikte të caktuara, kur reagimi i Këshillit të Sigurimit do të ishte i domosdoshëm dhe se sipas tyre nuk ka bazë morale apo ligjore që njëri nga anëtarët e përhershëm të vërë veton ndaj rezolutës me të cilën KS dëshiron ta zgjidhë atë konflikt.
"SHBA në parim mbështesin propozimin në kuptimin e shteteve që duhet të hyjnë në përbërjen e zgjeruar të KS, por gjithashtu nuk mendojnë se këtyre shteteve duhet t'u jepet e drejta e vetos as vetë ato duhet të heqin dorë nga vetoja si anëtarë të përhershëm, madje as në këtë formë të kufizuar në kuptimin e egzistencës së krimeve masive në botë. Rusia thjesht beson se vetoja e saj në Këshillin e Sigurimit përfaqëson të vetmin ekuilibër strategjik, përveç armëve bërthamore, në raport me Perëndimin kolektiv ku momentalisht është praktikisht në një luftë indirekte me Rusinë. Kina gjithashtu e ruan me xhelozi atë privilegj që e fitoi kur hyri si Republika Popullore e Kinës në Këshillin e Sigurimit dhe nuk dëshiron përhapjen në vende të tjera", vëren Vuçiq.
Kina, sikurse shton, nuk është aspak e interesuar në përgjithësi për praninë e Japonisë si anëtare e përhershme, duke pasur parasysh rivalitetin dypalësh me atë vend dhe Japonia figuron në propozimin franko-britanik. Gjithashtu, Rusia është kundër anëtarësimit të Gjermanisë si anëtare e përhershme sepse i sheh ata si partner të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat aktualisht nuk ka marrëdhënie të mira.
Fakti është, thotë Vuçiq, se në planin diplomatik, tani është shumë e qartë se shumica dërrmuese e anëtarëve të KB, janë në pozitën që ndan Franca dhe se ata praktikisht ushtrojnë presion mbi anëtarët e përhershëm për të treguar se nuk ka asnjë arsye tjetër për të refuzuar çdo reformë përveç ruajtjes me xhelozi të privilegjeve të tyre.
"Të gjithë pajtohen se reforma nevojitet dhe ka shumë propozime në tryezë, por është e pamundur që asnjë nga këto propozime të mos vlejë. Kjo do të thotë se aty ka diçka tjetër në lidhje me arsyen përse anëtarët e përhershëm refuzojnë çdo mendim për reformë. Ata thjesht dëshirojnë të ruajnë gjendjen e siç ishte në vitin 1945 kur u hartua Karta e KB dhe kur bota ishte ende praktikisht e ndarë në koloni dhe ata nuk dëshirojnë të vlerësohen realitete të reja, por interesohen vetëm për privilegjet e tyre ekskluzive", bën të ditur ai.
Nëse e drejta e vetos do të zgjerohej në numër më të madh, sipas vlerësimit të Vuçiq mosfunksionimi i KS do të ishte mjaft i sigurt.
"E drejta e vetos e ka bërë Këshillin e Sigurimit jofunksional. Struktura e tij momentale me 15 anëtarë, 10 prej të cilëve janë me rotacion dhe jo të përhershëm, nuk është aq e keqe në kuptimin e shpërndarjes gjeografike dhe në kuptimin e përfaqësimit të pushtetit, por problemi është se diskriminimi në kuptimin e statusit tjetër për ato pesë shtete të cilat nuk përfaqësojnë më shumicën e botës së sotme globale në asnjë kuptim. Nëse nuk e ke Indinë apo Brazilin aty, atëherë as në kuptimin e numrit të popullsisë, as në kuptimin e forcës së ekonomisë dhe as përsa i përket aftësive ushtarake, në ato pesë, praktikisht nuk ke shumicën e botës siç e kishe në vitin 1945", spegon bashkëbiseduesi ynë.
A do të funksiononte më mirë KS nëse reformohet, sikurse shton, varet nga ajo se cili propozim do të merret parasysh.
"Propozimi i Francës zgjeron numrin e anëtarëve në numër shumë më të madh, por në parim, ashtu si Asambleja e Përgjithshme funksionon me 190 shtete dhe këtu një paravotim mund të çojë deri në vendim. Që do të thotë se problemi është vetëm të hiqen ato mekanizma bllokues, të hiqet mundësia që një person të mbajë vendimin e të gjithëve ose të paktën të shumicës. Kjo, për mua, është thelbi i çdo reforme. Pa këtë, nuk mund të flasim për reformë të vërtetë. Në rastet kur ruhet e drejta e vetos madje dhe nëse keni 45 anëtarë, sërish nuk mund të bëni asgjë nëse vetëm nëse njëri nuk e dëshiron", thotë ai Vuçiq.
Ky i fundit bën të ditur se zakonisht merret si e mirëqenë që anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KB dakordësohen se kush duhet të jenë anëtarët e rinj të përhershëm të KS dhe se më shpesh përmenden India, Japonia, Brazili ose Afrika e Jugut, por në realitet kjo nuk është ashtu.
“Në vetë Asamblenë e Përgjithshme, egzistojnë grupe shtetesh që janë kundër propozimeve të caktuara sepse janë rivalë rajonalë të këtyre vendeve. Për shembull, Pakistani kundërshton fuqimisht që India të marrë pozicion anëtari të përhershëm, ndërsa Argjentina kundërshton Brazilin. Ata madje janë organizuar në një lloj grupi lobimi që mund të votojë kundër një propozimi të tillë në Asamblenë e Përgjithshme, përpara se reforma të dalë para Këshillit të Sigurimit, sepse anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është mjaft i ndarë për sa i përket asaj se kush duhet të përfundojë në atë përbërje”, përfundon Vuçiq.
0 komentet