Vuçiq: Sërbia do të punojë për zbatimin e gjithçkaje që ka thënë, për njohje të Kosovës nuk bëhet fjalë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar dhe se në Ohër ka ripërsëritur atë çfarë ka thënë edhe në Kuvend dhe në Bruksel, transmeton Novosti. Siç tha ai, Sërbia asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë hile dhe punon për implementimin e gjithçkaje që ka thënë.

Vuçiq thotë se Sërbia ka detyrim ligjor vetëm kur diçka nënshkruan dhe askush tjetër nuk mund të prodhojë një pasojë juridike për të veç presidentit të saj.

“Sërbia asnjëherë nuk ofron ndonjë hile, në ndryshim nga gjithë të tjerët. Atë çfarë kam thënë në Kuvend, në Bruksel, Ohër, në Beograd ndaj Pesëshes, e përsëris përditë pasi qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Detyrimi ligjor për Sërbinë është kur hedh firmën apo vulën apo diçka verbale, pra që jam dakord edhe verbalisht. Askush tjetër nuk mundet të prodhojë pasoja juridike për Republikën e Sërbisë, veçse presidentit të saj dhe në disa raste, kryeministri ose ministri i punëve të jashtme” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka shtuar se Sërbia do të përmbushë dhe punojë për implementimin e gjithçkaje që ka thënë përkundër faktit se ai nuk mendon se Prishtina do t’a përmbushë atë që është detyrimi i saj i vetëm, për të formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe.

“Gjithçka që kemi thënë se do të punojmë për zbatimin, do t’a bëjmë. Nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje dhe përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve, Sërbia është e gatshme t’i përmbushë. Sërbia ka fjalën e vet dhe kjo do të thotë diçka. Sigurisht që nuk e kam të lehtë të duroj tipat më të papërgjegjshëm të vendit tonë, më të paaftët, që na kanë shkatërruar vendin, por këtë do t’a lë për një herë tjetër. Ata do të marrin përgjigjen e duhur politike” ka theksuar presidenti Vuçiq.