Çfarë ndryshoi në Ohër: A u zgjidhën të gjitha dyshimet për formimin e BKS?
Në Aneksin e propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës i cili u dakordësua në Ohër më 18 mars, në pjesën kryesore thuhet se Kosova detyrohet menjëherë të veprojë aktivitetin e vet për "krijimin konkret të marrëveshjeve e garancive sesi të sigurojë nivelin adekuat të drejtimit për komunitetin sërb në Kosovë në përputhje me marrëveshjet e mëparshme që rrjedhin prej dialogut" sesi të zbatohet neni 7 i propozimit europian.
"Marrëveshjet e mëparshme të dala nga dialogu" në lidhje me këtë, ata i referohen marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për Bashkësinë e Komuave Sërbe në të cilat thuhej qartësisht se kjo bashkësi veç të gjitha lehtësirave për komunat pjestare të saj dhe sërbët në Kosovë, do të ketë edhe drejtim të qeverisjes.
Pas përfundimit të takimit, Kurti nuk ka mohuar se në aneks thuhet se po fillojnë bisedimet për “vetëqeverisjen e komunitetit sërb”, por ka shtuar se kjo e fundit dhe BKS nuk janë e njëjta gjë.
“Për gjithçka është duke u diskutuar, këto bisedime ne i kemi filluar, por duhet ende mjaft për të arritur në një përfundim konkret”, tha ai.
E ndërkohë liderët dhe deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kritikojnë Kurtin pasi siç thuhet, pranoi autonomi për sërbët, deputetët e Vetvendosjes pretendojnë ashtu sikurse dhe kryeministri, që "vetqeverisja" nuk është e njëjta me BKS. Njëkohësisht përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme në BE Zhozef Borelli ka ripërsëritur se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e veta dhe kjo në mënyrë “të menjëhershme”.
Në lidhje me pyetjen nëse janë hequr të gjitha dyshimet për fillimin e formimit të BKS, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn thonë se nuk janë hequr.
Politologu Ognjen Gogiq konsideron se takimi në Ohër tregoi se BE i interesonte që të nënshkruhej çfarëdolloj marrëveshje dhe kanë qenë maksimalisht të gatshëm madje edhe të thjeshtonin idenë fillestare të tyre.
Siç thotë Gogiq, vetë Zhozef Borelli tha se kishin një plan ambicioz të planifikuar për t’a nënshkruar por megjithatë, ishin të gatshëm t'u përshtateshin palëve si në formë, ashtu edhe në përmbajtje.
“Kështu që morëm diçka që nuk e kishim kurrë më parë në dialog, çka se ne nuk kemi një marrëveshje direkte mes Beogradit e Prishtinës, por të veçanta mes Beogradit dhe BE dhe kësaj të fundit me Kosovën. Kjo është një gjë jotipike në dialogun e tashëm mes Beogradit dhe Prishtinës” tha Gogiq. Sipas fjalëve të këtij të fundit nuk është rastësi që BKS nuk është përfshirë në aneks dhe me shumë mundësi bëhet fjalë për një lëshim të ri për palën kosovare.
"I dëgjuam edhe para Ohrit që BKS duhet të formohet. Dukej se kishte presion të fortë si nga BE ashtu edhe nga SHBA për t’a bërë këtë edhe para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Më pas u duk se do të përfshihej në marrëveshje si hap i parë, por vetë marrëveshja dhe aneksi nuk e përmendin Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe kjo nuk është e rastësishme dhe as pa rëndësi. “Me siguri është një lëshim që i është bërë Kurtit që BKS nuk gjendet askund në marrëveshje në mënyrë eksplicide” tha Gogiq.
Ai shton se koha do të tregojë përse është bërë ky kompromis.
"Marrëveshja nuk e përmend BKS, por flet për një vetëqeverisje për sërbët dhe thotë se detyrimi i vetëm i Kosovës, është të çelë diskutimet për këtë. Është e vërtetë që janë përmendur marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe se ato duhet të zbatohen, por pasi Prishtina nuk e ka përmbushur në 10 vitet e fundit, nuk ka arsye të besohet se do të ndodhë papritmas tani dhe në fakt tregoi se Albin Kurti i rezistoi presionit që ekzistonte dhe se ai mori lëshime prej negociatorëve që BKS të mos rezultojë në brendësi” shprehet bashkëbiseduesi i Kosovo onlajnit.
Gogiq konsideron se Kurti do të riaktivizojë idenë e vet të para disa viteve, kur ofroi që në vend të BKS, të formohet këshilli kombëtar i sërbëve dhe kujton se ai e ka propozuar duke u bazuar në modelin e këshillave kombëtarë për pakicat që egzistojnë në Sërbi apo në Kroaci që egziston për sërbët.
Në fakt Kurti do të vijojë të turbullojë ujërat, thotë Gogiq, duke shtuar se do të ofrojë disa forma alternative të vetëqeverisjes në vend që të pranojë formimin e BKS.
Ai shton se ka pak mundësi që BE dhe SHBA të vazhdojnë të bëjnë presion për formimin e BKS pasi ata arritën atë që dëshironin-një marrëveshje dhe tashmë, kanë më pak motivim për të vazhduar këmbënguljen për formimin e saj.
Gogiq konsideron se jemi më larg formimit të BKS se disa javë më parë dhe shton se pasuria më e fortë e Sërbisë, është se sërbët në veri janë jashtë institucioneve.
“U tregua se nëse Bashkësia nuk është përfundimtare as kthimi i sërbëve nëpër institucione gjithashtu” tha Gogiq.
Ky i fundit shton se qëllimi i marrëveshjes ishte ngrirja e situatës dhe ndalja e eskalimit të saj.
"Që të mos shpërthejnë krizat ashtu si vitin e kaluar dhe tani Beogradi e Prishtina, janë në fillim të një procesi bashkëpunimi dhe marrëveshjeje. Asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë, sidomos jo në afat të shkurtër, por tashmë Beogradi dhe Prishtina, do të jenë në këtë proces marrëveshjeje që është më mirë se matja e forcave në terren përmes barrikadave dhe policisë speciale, por pak ka ndryshuar, e vetmja gjë është që presioni ndërkombëtar do të jetë më i paktë pasi e rëndësishme ishte që ata të plotësonin formën, të arrinin një marrëveshje, dhe pjesa tjetër do të jetë gjithnjë e më pak-më shumë se e njëjtë” përmbyll Gogiq.
Analisti Dardan Sejdiu theksoi se Ohri solli një zhvillim të ri të marrëveshjeve të vjetra.
"Kemi disa zhvillime të reja, në thelb të çështjes janë marrëveshjet e vjetra, vetëm sepse tashmë po dalin data të reja ku paraqesin presion për të përpunuar disa marrëveshje të mëparshme. Sa i përket ndonjë zhvillimi të madh jam skeptik" tha Sejdiu.
Ai shtoi se egzistojnë shumë dyshime rreth çështjes së BKS dhe përgjithësisht projektit europian.
"Mendoj se Borelli i tha Kurtit dhe Vuçiqit që flisni çfarë të doni, por ka ardhur momenti që të nënshkruani. Në publik liderët folën ato çfarë janë të rëndësishme të dëgjojnë zgjedhësit e tyre, por në thelb të shohim gjatë muajve të mapasshëm se çfarë lloj BKS-je apo vetqeverisjeje Kurti do të formojë. Sipas asaj që vurëm re më herët, kemi 15 mënyra të vetëqeverisjes sipas modeleve europiane. Askush nuk e di ende se cili është ndryshimi mes vetëqeverisjes dhe Bashkësisë, asgjë nuk është ende e qartë në propozim. Europianët do të thoshin dykuptimësi konstruktive, por kjo nuk është konstruktive, sidomos kur bëhet fjalë për një marrëveshje që është dashur të jetë një fillim i ri, jo një vazhdimësi”, ka përfunduar Sejdiu.
Drejtori i Qendrës për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike nga Mitrovica Veriore, Dushan Radakoviq, pajtohet se ka shumë dyshime për BKS, por është e rëndësishme që grupi i punës të ketë edhe anëtarë serbë.
"Ende egzistojnë dyshime rreth marrëveshjes dhe mendoj se takimet e reja në të ardhmen, do të japin ndonjë sqarim. Gjëja e parë themelore e cila është fort e rëndësishme, është që grupi i punës i cili do të punojë në Kosovë, duhet të ketë në përbërje edhe sërbë të cilët do të ushtrojnë përpjekjet e tyre për implementimin e BKS në mënyrë që ajo të përpilohet sa më realisht dhe në mënyrë demokratike" nënvizon Radakoviq.
Ky i fundit shtoi se takimet e ardhshme do të qartësojnë mjaft gjëra, por e rëndësishme është që marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen.
“Shikoj se as Vuçiq e as Kurti nuk kanë shumë spegime se çfarë dhe si do të bëhet. Çështja e rëndësishme është se marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen, që do të thotë se sigurisht do të kenë lidhje me BKS e cila është pjesë e negociatave të Brukselit nga viti 2013”, thotë Radakoviq. Ky i fundit konsideron se interpretimet e BKS janë të ndryshme dhe se askush nuk e di ende sesi do të duket ajo.
“Ajo që është gjithashtu mjaft e rëndësishme, është se ligji për vetëqeverisje vendore u mundëson komunave të kenë memorandume dhe bashkëpunim dhe të krijojnë një Bashkësi”, theksoi Radakoviq.
komentet