Vuçiq: Sërbia u sulmua në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, këtij vendi i është rrëmbyer 14% e territorit
Presidenti Aleksandar Vuçiq u shpreh se Sërbia do të vijojë të forcojë kapacitetet e veta ushtarake ku sikurse tha, të mund të mbrojë territorin e vet dhe të pengojë kërcënimet potenciale dhe jo të kërcënojë të tjerët, transmeton RTS.
Pyetjes sesi do t’i komentonte deklaratat e presidentit të Kroacisë Zoran Millanoviq për forcimin e Sërbisë, Vuçiq tha se pretendimet për “shembjen e balancave në raport me NATO” nuk kanë kuptim pavarësisht forcës së madhe të kësaj aleance por që Sërbia dëshiron që të mbrojë territorin e vet.
“Ne jemi për veten, popull liridashës dhe i lirë që dëshiron që të mbrojë qiellin e vet dhe vendin e vet”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia ndodhet në mjedis specifik pasi është e rrethuar në tërësi nga vende të Unionit Europian dhe Nato dhe njëkohësisht përmendi dhe çështjen e Kosovës.
“Mos harroni, ky vend u sulmua për herë të parë në histori në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtj vendi i është rrëmbyer 14% e territorit apo ende po tentojnë t'i vjedhin 14% të territorit nga ata që na akuzojnë për gjoja shembje të ekuilibrit. Çfarë do të bëjmë, të presim agresionin e radhes, të na marrin edhe 14% te territorit, apo të na marrin pak me shume territor se munden” pyeti Vuçiq.
Ky i fundit kritikoi dhe lidhjen ushtarake të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines, me iniciativën e Kroacisë, duke vlerësuar se bëhet fjalë për presion sigurie ndaj Sërbisë.
Vuçiq tha se ka pak shanse që Sërbisë t’i çelet Kapitulli 3 në korrik dhe shtoi se kushti kyç për këtë, është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Vuri në dukje se nëse Kapitulli 3 nuk çelet, kjo do të tregonte që procesi i integrimit europian nuk bazohet në meritë si dhe se në Sërbi egzistojnë nga ata që do të bëjnë gjithçka kundër vendit të tyre, raporton RTS.
"Do të presim edhe disa ditë për të parë nëse do t’a çelin apo jo Kapitullin 3. Unë mendoj se shanset nuk janë të larta. Ende shpresojmë, por nuk mendoj se shanset janë të larta", tha Vuçiq në TV Pink.
Sikurse tha, për të kjo nuk është çështja më e rëndësishme, por Sërbia ka bërë gjithçka për të qenë plotësisht gati për çeljen e kapitujve.
Theksoi se personalisht ka besim të madh tek Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshta, si dhe në raportin e tyre ndaj Sërbisë.
"Përsa i përket disa vendeve anëtare, gjithashtu unë nuk do të komentoj. Për këdo është e qartë dhe për kroatët dhe për bullgarët dhe të gjithë të tjerët. Ajo çka është e rëndësishme është se francezët, gjermanët, italianët, spanjollët dhe shumë, shumë miq të tjerë tanë, nga grekët te portugezët, hungarezët, rumunët, polakët, janë vendimtarë dhe të padiskutueshëm për çeljen e Kapitullit 3 dhe përparimin e Sërbisë", shtoi Vuçiq, raporton RTS.
Ai theksoi se ka shumë më tepër njerëz që janë pro çeljes së kapitujve për Sërbinë sesa ata që janë kundër.
"Kushti kyç përherë, që t’a dini, janë sanksionet ndaj Rusisë", tha Vuçiq dhe shtoi se kjo është.
"Vetëm ky është kusht. Sepse nuk vendosëm as ¾ e sanksioneve ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë. Nuk donim të vendosnim sanksione ndaj udhëheqjes së Bjellorusisë", shtoi presidenti.
Pyetjes a do të hynte Sërbia në BE nëse do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, Vuçiq theksoi jo sepse atëherë do të hapej çështja e Kosovës.
"Gjithmonë do të kishte diçka tjetër", theksoi Vuçiq.
komentet