Vuçiq: Situata në veri është jashtëzakonisht e tensionuar, kryebashkiakët e rremë nuk do të pranohen kurrë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Situata është shumë e tensionuar, nesër do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive për tri komuna në ndërtesën komunale në veri të Mitrovicës dhe të zgjedhin kryebashkiakët të rremë të mbështetur nga Quinti, në zgjedhjet më të këqija, me një pjesëmarrje mesatare prej 3.4 për qind, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha se dje ka pasur një konferencë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin e Shtetit Derek Sholle, të dërguarin special të SHBA-së Gabriel Eskobar dhe ambasadoren Hill.

“Situata është shumë e vështirë dhe e tensionuar sidomos në veri të Kosovës, po kërkoj nga serbët që të ruajnë paqen, sepse këta nuk do të pranohen kurrë si kryetarë bashkie. Ky është një akt dhune ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar një atmosferë në të cilën ata do të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha Vuçiq.

I pyetur për të komentuar njerëzit që u nisën në këmbë nga Kosova në Beograd dhe tubimin e planifikuar për 26 maj, presidenti i falënderoi publikisht.

“Faleminderit për vëmendjen dhe respektin. Nuk ishte e vështirë për këta njerëz të nisnin në këmbë. Ata e dinë se cila është situata reale, sa e vështirë është dhe sa dhe si luftoi udhëheqja e shtetit. Mesazhi im për ta është se ne do të luftojmë së bashku për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi dhe për ruajtjen e Kushtetutës sonë. Dhe sa jam i shqetësuar për atë që do të ndodhë nesër, më mirë të mos ju them”, tha Vuçiq.