Vuçiq: Sot Serbia është më e fortë në historinë e saj

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha pas samitit të Partisë Popullore Evropiane - Ballkani Perëndimor se u është mirënjohës anëtarëve që mbështetën hapjen e Klasterit 3 për Serbinë.

“Besoj se në periudhën e ardhshme mund të presim mbështetje edhe më të madhe nga Partia Popullore Evropiane për Serbinë. Do të presim më shumë rezultate të mira për vendin tonë, tha Vuçiq.

Vuçiq thotë se dje kanë folur shumë zyrtarë dhe kanë parë se çfarë po bën Serbia.

“Ata e dinë se Serbia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe vitin e ardhshëm ne do të jemi të parët për nga norma e rritjes në Evropë nëse arrijmë gjithçka që është e nevojshme. Ne presim të shohim se çfarë do të bëjë administrata e re Trump në lidhje me Kinën dhe si do të ndikojë tek ne. Nëse do të ndodhte që lufta në Ukrainë të ndalohej, kjo do të rriste në mënyrë drastike rritjen e të gjitha vendeve dhe do të ndikonte në mirëqenien”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nuk dëshiron të ndikojë në marrëdhëniet midis Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski dhe kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban.

“E njoh shumë mirë Zelenskin, kryeministri i Hungarisë është miku im personal. Nuk dua të marr pjesë në kritikat ndaj Orbanit, mendoj se qëllimi i tij është të kontribuojë për paqen. Zelenski ka të drejtë të nxjerrë përfundime për vendin e tij. Prandaj nuk dua të ndërhyj në marrëdhënie, por kam të drejtë të mendoj se çfarë do të ishte mirë për ne”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia sot është më e fortë në historinë e saj.

“Kur kanë qen pagat më të larta në Serbi? Kur kanë qen pensionet më të larta? Kur ka pasur më shumë ndërtime në Serbi?” tha Vuçiq, duke theksuar se Serbia është gjithçka për të.

Kur është fjala për deklaratën e komisioneres për zgjerimin e Marta Kos se do të diskutojë me vendet anëtare në janar, Vuçiq është optimist se do të hapet Klasteri 3.

"Mendoj se ishte e qartë mbrëmë se zbriti në një vend plus një dhe jam i sigurt se do ta zgjidhim atë. Në fund të janarit ose në fillim të shkurtit do të hapim klasterin 3. Më e rëndësishmja për njerëzit është se është një sinjal pozitiv. Dhe Ursula foli bukur sot në mëngjes për Serbinë, dhe për mua është shumë e rëndësishme që ajo është një lidere që ka ardhur dy herë jashtë Beogradit, ka vizituar Nishin dhe e falënderoj për këtë. Për disa ditë do të kemi para nga agjenda Rritjes në llogarinë e Qeverisë së Serbisë”, tha Vuçiq.

Meqenëse presidentja e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Expo, Vuçiq thotë se kjo është shumë e rëndësishme për të.

“Kemi njoftime nga SHBA, Rusia, Kina dhe shpresojmë të kemi 40 apo 45 vende në Expo edhe nga Afrika. Do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm. Do të përpiqemi të sjellim më shumë se 65 për qind nga vendet aziatike apo të Amerikës Latine. Vetem ne të arrijm ti përgatisim të gjitha. Pastaj do ta hapë dikush tjetër dhe unë do të jem më i lumtur ta shikoj në televizion”, ka përfunduar Vuçiq.