Vuçiq: Përse Policia Kosovare kontaminoi vendin e devijimit, kush i mbron?
Prsidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq kërkoi sot përgjigje nga “të gjithë në Europë e botë” për çështjen se-kush është përgjegjës për devijimin e kanalit të Ibar-Lepencit dhe përse Policia Kosovare kontaminoi vendngjarjen, për kë e fshehu dhe e mbronte.
“Pyetja ime është për mbarë Europën dhe botën-kush është përgjegjës për devijimin dhe për aktin në kanalin e Ibar-Lepencit? Kush janë këta persona? A është ngatërruar në këtë Beogradi apo jo? Dhe përse derimë tani nuk ka asnjë rezultat” pyeti Vuçiq.
Ky i fundit bëri të ditur se pyetja themelore është-përse Policia Kosovare kontaminoi vendin e ngjarjes dhe përse nuk ishte i mundur hetimi mjeko-ligjor.
“Përse ishin të punësuarit në vendngjarje para mbërritjes së Kfor apo Euleks? Për kë e fshehu dhe e mbrojtën? Nëse është Beogradi, ju lutemi të n’a thonë sesi e bëri këtë dhe në cilën mënyrë”, ka vijuar Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se kjo është me rëndësi pasi gjithë gënjeshtrat e Prishtinës “bien në ujë”.
Vuçiq përsëriti synimin e shpërnguljes së popullsisë sërbe dhe tentativës së Prishtinës për të gjetur "sërbë të bindur" që do t'i ndihmonin në formimin e qeverisë në Kosovë, sepse nuk mund t’a bëjnë vetë.
“E rëndësishme është që sërbët të jenë të bashkuar dhe të sjellin fitore për popullin e tyre dhe që të mund të vendosin për të ardhmen e tyre në nivel rajonal” ka thënë Vuçiq.
Thirrje BE që të çelë Fashikullin 3
Presidenti i Sërbisë i bëri thirrje Unionit Europian që të përmbushë premtimet dhe në përputhje me meritat të çelë Fashikullin 3.
“Kjo do të ishte mjaft e rëndësishme që të n’a çelnin Fashikullin 3. Kjo do të ishte nxitje e rëndësishme për avancimin e Sërbisë dhe mendoj se ky do të ishte sinjal i mirë për qytetarët e Sërbisë që t’u shpërblehet mundi, që angazhimi t’u shpërblehet” tha Vuçiq.
Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me pretendimin e deputetit të Bundestagut gjerman Tomas Haker se nuk është e saktë që Sërbia ka mbështetjen gjermane për Fashikullin 3, Vuçiq kujtoi se nga Gjermania javën e kaluar në konferencën e ambasadorëve u tha se Sërbia-ka mbështetje për çeljen e Fashikullit 3 në negociatat me BE.
“Unë kurrë nuk e kam gënjyer popullin rreth integrimit europian, përherë kam thënë të vërtetën dhe nuk dua të gënjej tani. Ata e thanë këtë zyrtarisht në konferencën e ambasadorëve javën që shkoi. Ngelën tetë vende që nuk ishin dakord-tre vendet baltike, Suedia, Finlanda, Hollanda, Kroacia dhe Bullgaria” ka thënë Vuçiq.
Vendet më të ëdha europiane-Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Polonia shprehën mbështetje për Sërbinë, ka thënë presidenti dhe shtoi:
“A po gënjej unë apo dikush tjetër-të shikojmë”.
Priten ndryshime rrënjësore në botë, shembja e botës false liberale
Duke folur rreth protestave, Vuçiq ka thënë se vetëm në katër vitet e fundit në Sërbi prej jashtë shtetit kanë hyrë 426 milionë euro “të holla që kanë ardhur nga jashtë” nga grupe për presion, pra për ata që që do të donin t’i ndryshonin pamjen Sërbisë, atmosferën në vend dhe të merrnin pjesë në shembjen e qeverisë.
“Përse nervozizmi është i madh tek disa parti politike-sepse priten ndryshime të mëdha rrënjësore në botë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se sipas informacioneve të tij, presidenti amerikan Donald Tramp po përgatit 200 akte të cilat do të merren në ditën e parë apo të dytë pas marrjes së funksionit si president.
“Kur ai të bëjë këtë, shembet gjithë sistemi i botës false liberale që ka egzistuar në të cilën egzistonin shërbëtorët e tyre, të ngjashëm dhe të mirë, ndërsa gjithë të tjerët të këqinj dhe të poshtër. Sepse kësaj epoke po i vjen fundi ndaj po hedhin të holla për shembje të qeverive të huaja, para së gjithash aty ku ka lindur në SHBA, tashmë duhet të nxitojnë dhe nervozizmi është i madh”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti në fjalimin e tij ka thënë se Sërbia në 4 mujorin e tretë të këtij viti ka shënuar rritje prej 4%.
“Jemi të dytët në Europë pas Maltës. Kjo është jeta reale, diçka tjetër është simulim i realitetit. Përsa i përket ekonomisë reale, Sërbia është numri 1 në Europë”, ka thënë Vuçiq.
0 komentet