Vuçiq: Hipokrizia më e madhe kur thonë se ne nuk respektojmë integritetin territorial të dikujt
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme pas Samitit EU-Ballkani Perëndimor, se hipokrizia më e madhe kur thonë se Sërbia nuk respekton integritetin territorial të dikujt veçanërisht kur këtë e thonë ata që kanë shpenzuar seçesion.
“Prej liderëve të Ballkanit Perëndimor fola i fundit dhe më duhet t’i përgjigjesha akuzave më të mëdha. Hipokrizia më e madhe ishte kur disa thanë se ne nuk respektojmë integritetin territorial të dikujt dhe kjo vjen nga ata që kanë shpenzuar seçesionin e territorit tonë. Mendoj se të gjithë kuptuan mirë gjithçka” u tha ai gazetarëve.
Tha se ka patur shkëmbime të ndryshme, se kanë folur shkëlqyeshëm kryeministrat e Italisë, Hungarisë, Sllovakisë, Greqisë.
“U jam mirënjohës në atë çka bërën sot për vendin tonë”, theksoi ai.
“Tani po vjen darka në të cilën vjen dhe Presidenti i Francës. Presim të bëhemi pjesë e rajonit të pagesave unike në janar ose shkurt. Çelja e Fashikullit 3 në fund të janarit, më së voni në fillim të shkurtit, në 3, 4 ditët e ardhshme kësti i parë financiar nga Axhenda e Rritjes. Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë të punojmë në korridoret e gjelbërta. Me Hungarinë kemi bërë mjaft dhe shpresoj se do të mund të bëjmë të njëjtën gjë me Kroacinë në të ardhmen” shtoi ai.
Vuçiq tha se ka patur bisedë të mirë me kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq rreth sanksioneve amerikane ndaj NIS.
“Fillimisht nuk mund të them se kompania kroate nuk përmbushte detyrimet e veta ndaj Sërbisë dhe ata janë të interesuar që të vazhdojnë t’i dërgojnë naftë Sërbisë pasi në të kundërt kjo do të thoshte faliment dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Sërbinë” sqaroi ai.
Shtoi se pati raport mjaft konstruktiv me kryeministrin kroat.
Sërish shprehu besimin se së shpejti do të çelet Fashikulli 3 në negociatat me Sërbinë.
“Më dukej se egzistonte atmosferë e tillë” tha Vuçiq.
Duke komentuar qëndrimin e Kroacisë për këtë çështje, konstatoi se është e mjaftueshme që Andrej Pllenkoviq thotë që këtë nuk e dëshiron dhe këtë (çeljen e Fashikullit) nuk do të ndodhë.
“Nuk kam problem me këtë. Nëse dikush mendon se kjo do të më nxisë që t’i lutem Pllenkoviqit, Shufës dhe kujtdo, as që më bie ndërmend kjo”, ka thënë presidenti i Sërbisë.
Nënvizoi se Sërbia ka përmbushur të gjitha detyrimet, mori “dritën jeshile” si dhe notën e Komisionit Europian se të gjitha kriteret janë përmbushur.
“Nuk janë më tetë vende (që janë kundër), tashmë është ulur në dy. Në fakt një plus një” shtoi Vuçiq.
Shkrimet e mediave beogradase se do të dorëhiqet për dy muaj, Vuçiq nuk dëshiroi t’i komentonte duke shtuar se për këtë do të fliste në dy ditët e ardhshme.
Pyetjes sesi e shikon këtë që zv ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergej Rjabkov tha se Rusia është e gatshme që të rishqyrtojë propozimet e ndryshme të SHBA në mënyrë normalizimin e marrëdhënieve, Vuçiq tha se kjo është cështja më serioze ashtu sikurse shpreson shumë ashtu sikurse beson që Moska dhe Uashingtoni do të arrijnë të dakordësohen.
“Pres që rolin kyç në procesin e paqes t’a udhëheqë SHBA dhe Rusia nën mbështetjen e Kinës. Por thelbësisht për tryezë do të jetë Rusia dhe SHBA. Këtë kam dëgjuar si nga një burim, ashtu dhe nga tjetri. A do t’ia arrijnë të bien dakord, shpresoj. A besoj? Jo plotësisht” ka thënë Vuçiq.
Kur është fjala për sanksionet amerikane ndaj NIS, Vuçiq informoi se nesër do të bisedojë me Xhejms O’Brajan dhe me bashkëbisedues të tjerë për të parë sesi do të jetë dokumenti final.
“Ka mjaft opsione, duam të shkojmë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk mundet kjo brenda natës apo ditës që të zgjidhet. Kjo krijon pasiguri por do të gjejmë zgjidhje, qytetarët nuk duhet të frigohen”, shtoi Vuçiq.
0 komentet