Vuçiq: Zgjedhjet në Prishtinë do të sjellin histeri të re antisërbe
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se zgjedhjet në Kosovë do të sjellin valë të re të “histerisë antisërbe”.
Duke folur rreth përmirësimit të raporteve të Sërbisë me të tjerët, Vuçiq tha se kjo përherë sjell trazira tek disa shtete në rajon. Veç kësaj, theksoi se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë krijojnë nervozizëm më shumë.
“Në Prishtinë shkohet sërish në zgjedhje. Kjo do të sjellë nervozizëm të ri dhe histeri të re antisërbe. Veç kësaj, e vutë re, sa herë që ndodh që ne përmirësojmë raportet, tentojmë të përmirësojmë marrëdhëniet me Sarajevën, nga ai moment nga Kroacia fillon të sajohen 'safari e Sarajevës' apo si 10 vjet më parë, incidente në Srebrenicë. Kujt i duhej ai incident? Nuk i duhej as boshnjakëve, as sërbëve. Askujt. Dikujt të treti i duhej” tha presidenti Vuçiq i ftuar në Blic TV.
Sipas fjalëve të tij, është e qartë se çfarë fshihet pas fushatave të mëdha kundër Sërbisë.
"Amerikanët thanë, u shtrënguan dorën të gjithëve, u përdredhën pak dhe të gjithë thanë: 'Shkojmë në Plloçë që të përdoret edhe LNG'. Pra deri në portet kroate, prej andej çdo tubacion gazi që doni. Sigurisht që fitimin më të madh do ta kenë kroatët, do të kenë dhe boshnjakët. Dhe për atë që folëm, për lidhjet lindore për gazin, në këtë moment duket se nuk bëhet fjalë. Pra, dua vetëm t'ju them se në këto çështje rajonale, njerëzit janë të qartë dhe të padiskutueshëm për atë që fshihet pas të gjitha fushatave dhe sulmeve të mëdha ndaj Sërbisë", tha Vuçiq.
Histeria antisërbe, sipas fjalëve të tij, nuk ndodh vetëm në Prishtinë, por dhe në Mal të Zi.
"E shikoni ju aty histerinë që egziston kundër Sërbisë në një pjesë të Malit të Zi. Ata dëshirojnë që 33% e sërbëve të jenë, në fakt, qytetarë të rangut të dytë dhe se vetëm nëse heshtin mund të mbajnë funksionet më të larta politike dhe disa, për të mbijetuar në funksionet më të larta politike, do të ndryshojnë dhe identitetin. Sikurse keni rastin e sotëm me disa nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë. Njerëzit kanë ndryshuar fjalë për fjalë identitetin e tyre. Ishin sërbë deri më dje, tani nuk janë më. Por çfarë të bëhet? Kjo është e drejta e tyre. Dhe të mos përzihemi në gjëra të tilla. Detyra jonë është vetëm t'i përgjigjemi fushatës që po vjen, të mbrojmë interesat tona, t’a mirëkuptojmë dhe të shikojmë që të ndërtojmë miqësi", tha ai.
Vuçiq i’u referua edhe vizitës së presidentit të Zvicrës, me të cilin diskutoi rreth inovacioneve në industrinë ushtarake, si dhe situatën e përgjithshme në Europë.
"Para një dite u shfaq lajmi: Gjermania zyrtarisht prodhon më shumë municione se Amerika. Amerika duhet të mbrojë interesat e veta dhe në Europë. As kjo ndasi nuk do të jetë kaq e thjeshtë. Sërish keni ndasi tek ata që pranojnë emigrantë dhe ata që nuk pranojnë. Keni Spanjën, e cila tani ka lejuar 500,000, ndërsa unë sot bisedoj me ministrin europian që nuk është pro asaj politike. Dhe tani, sido që t’a ktheni, keni zona të panumërta krize. Nuk dihet se si dhe në çfarë mënyre do të zgjidhet situata në Ukrainë. Nuk dihet se si do të zgjidhet kjo në Iran, sepse nëse nuk zgjidhet, nëse mbetet kështu, nafta do të shkojë mbi 130", paralajmëroi ai.
0 komentet