Vulletiq: Vështirë se mund të presim hapa radikalë prej BE për sjelljen e Kurtit
Sociolog Vlladimir Vulletiq vlerëson se nuk duhet të presim hapa radikale apo levizje të BE ndaj administratës së Albin Kurtit ndërsa liberalizimi i vizave ka qenë prej kohësh adut i Unionit për kushtëzime të mundshme ndaj Prishtinës.
“Disa hapa thelbësorë, rrënjësorë dhe ndryshime të thella tek sjellja e Kurtit, vështirë se do të mund të presim. Vështirë se mund të presim ndonjë hap rrënjësor, thelbësor dhe ndryshime rrënjësore në sjelljen e Kurtit. Dhe të gjithë tani janë në një farë mënyre në gjendje pritjeje për atë çka do të mund të sjellin zgjedhjet presidenciale në Amerikë, por të jem i sinqertë, unë as aty nuk pres ndonjë ndryshim të madh. Pra vetëm nëse Kurti do të largohej nga kreu i atyre institucioneve, ndoshta do të mund të shpresonim, nëse për asgjë tjetër, në ndryshimin e mënyrës se si institucionet e përkohshme i trajtojnë sërbët, ndryshim në mënyrën e bisedimeve. Por deri atëherë ka ende shumë kohë dhe nuk besoj se do të ndryshojë diçka, sidomos jo nëse do të ketë sanksione më të forta ndaj Kosovës” ka thënë Vulletiq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit sqaron se bashkësia ndërkombëtare është e ndërgjegjshme se Albin Kurti prej nisjes së mandatit të tij, udhëheq politikë të njëanshme qëllimi i vetëm i të cilit është njohja reciproke mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Të gjithë e dinë, e di dhe bashkësia ndërkombëtare që prej momentit kur erdhi në krye të institucioneve të përkohshme, Kurti dhe në përgjithësi kjo politikë, të çon në politikë të njëanshme, politikë që nënkupton që qëllimi i vetëm dhe e vetmja pikënisje mes tyre, është njohja e Kosovës dhe Sërbisë, pra Beogradit dhe Prishtinës. Dhe këto ata i dinë të gjitha” thekson Vulletiq.
Ky i fundit shton se zbuti “retorikën formale” duke pranuar të marrë pjesë në bisedime, por kjo u kompensua në mënyrë tjetër.
“Ka bërë lëvizje të njëanshme dhe në fund ato biseda u shndërruan, ai tentoi t'i shndërronte para së gjithash në një lloj normalizimi të atyre lëvizjeve të tij të njëanshme. Ai vijon në atë gjurmë, në varësi në atë sesa Beogradi pajtohet në atë masë dhe bashkësia ndërkombëtare jep deklarata si kjo e Piter Stanos” spegon Vulletiq.
Ky i fundit dyshon se vendosja eventuale e sanksioneve të tjera ekonomike ndaj Kosovës, do të ndryshonte kursin politik të Prishtinës, por kushtëzimi me liberalizimin e vizave mund të jetë “aduti” i BE që mund të ketë efekt.
“Për sa i përket sanksioneve ekonomike, kjo është pa dyshim diçka që më së paku i shqetëson shqiptarët. Pamë që ata nuk e llogarisin fare këtë. Po t’a kishin llogaritur, nuk do të tërhiqnin as lëvizjet që ishin të drejtuara, natyrisht ndaj Sërbisë, por edhe kundër popullsisë së Kosovës. Kur është fjala për liberalizimin e vizave, kjo është diçka që tani, para këtyre zgjedhjeve, Bashkimi Europian e ka si adut në dorë dhe nëse dhe në çfarë mase do t’a përdorë atë, mbetet për t'u parë. Sigurisht që do të kishte aty kërcënim të mjaftueshëm dhe serioz në atë drejtim, por nuk jam aq i bindur që BE në përgjithësi është e gatshme për diçka që tashmë është krijuar si model sjelljeje, që ndryshon rrënjësisht” beson Vulletiq.
Ky i fundit supozon se deri në ndryshimin e qëndrimit të Perëndimit ndaj Prishtinës, do të vijë ndonjë nomeklaturë tjetër në SHBA pasi “do të përdoreshin mekanizma të ndryshëm”.
“BE ka mekanizma në dispozicion, ka mjete tek të cilat do të mund të disiplinohej Kurti. Përse nuk e bën ajo? Pjesë e përgjigjes është diçka që do të kemi rastin për t’a parë në muajt që do të pasojnë“, konkludon Vulletiq.
komentet