Zijade: Qasja tek sporti duhet të mbrohet për të gjitha komunitetet, çështjet e tjera zgjidhen me dialog
E dërguara speciale e sekretarit të përgjithshëm të KB Karolina Zijade ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës, përfshirë dhe aksionet e sotme në objektin komunal sportiv në Lleposaviq, informon Unmik.
Ambjentet publike janë të domethënies vitale për zhvillimin e të rinjve dhe komuniteteve. Qasja tek sporti është lidhur thelbësisht me të drejtat e njeriut, përfshirë edukimin dhe duhet të jetë i mbrojtur për të gjitha komunitetet” ka thënë Zijade në rrjetin social “X“.
Ajo fton gjithë të interesuarit që të operojnë me përmbajtje dhe që të përfshihen në konsultime me komunitetet vendore-në mënyrë që të shmanget ndërprerja e aksesit në shërbime dhe të ndërtohet besimi.
Zijade përsëriti thirrjen se të gjitha çështjet e tjera zgjidhen përmes dialogut.
Më herët sot kryetari i Komunës së Lleposaviqit Lulzim Hetemi dhe ndihmësja e tij Marina Bogojeviq nën asistencën e Policisë Kosovare bastisën ambjentet e organizatës turistiko-sportive Lleposaviq, ndërsa në hyrje të sallës sportive u vendos tabela me stemat kosovare.
0 komentet