Zyra e BE: Sulmet verbale të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shkaktojnë shqetësim serioz

EU
Burim: Printskrin

Sulmet e fundit verbale të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shkaktojnë shqetësim serioz, është thënë për Kosovo onlajn nga Zyra e Unionit Europian në Kosovë.

“Roli unik i Gjykatës Kushtetuese si themeli i qeverisjes demokratike dhe autoriteti më i lartë për çështjet kushtetuese, duhet të respektohet. Vendimet dhe gjykimet e Gjykatës duhet të respektohen nga të gjithë” thuhet për rastin e akuzave që qeveria në Kosovë i ka bërë kundër gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Llaban, si dhe vendimi kritik e kësaj gjykate për rastin e konstituimit të Kuvendit. 

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës në mandatin teknik Albulena Haxhiu ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese paraqet arsye për shqetësim serioz dhe se gjykata tejkaloi kompetencat e veta duke i’a marrë ato parlamentit.

Haxhiu kërkoi që të nisë proçedura për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Llaban, për të cilin thotë se ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale dhe paraqet “kërcënim të rendit kushtetues të Kosovës“.