Çfarë qëndron pas behjes së priftit të vetquajtur shqiptar në kishën sërbe pranë Podujevës?

Rakitnica Crkva svetog Arhangela Mihaila
Burim: Kosovo Online

Vjedhjet, grabitjet dhe përdhosja e kishave sërbe në Kosovë, fatkeqësisht nuk janë më lajme, ndërsa ngjarja e tre ditëve më parë kur prifti i vetshpallur Nikolla Xhufka depërtoi në kishën e Shën Kryeëngjëllit Mihal e shekullit XV në fshatin Rakitnicë të Komunës së Podujevës, për të kryer “ceremoni kishtare”, ndezi alarm shtesë kur është fjala për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore sërbe në Kosovë.

Xhufka ndërkaq qytetar i Shqipërisë, në kishë depërtoi me një grup të vogël njerëzish, ndërsa prifti Stanisha Arsiq, nën vëzhgimin e policisë kosovare vizitoi kishën pas informacioneve e veprave penale të kryera, mbylljen e portës-me dryn të ri.

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Thoma Dhima konfirmon për portalin tonë se Nikolla Xhufka nuk është prift por “mashtrues”, ndërsa analistët besojnë se pas eksesit në të cilën Xhufka ishte aktori kryesor, qëndrojnë struktura serioze politike sepse është e diskutueshme se kush e mbështet financiarisht dhe mes motiveve të veta, shikohet dhe dëshira për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Arqipeshkvia rashko-prizrenase këtë rast e karakterizon si sulm i ashpër ndaj pronës së KOS me qëllim përhapjen e urrejtjes fetare dhe etnike dhe destabilitet në hapësirën e Kosovës dhe me qëllim rrëmbimin e trashëgimisë së KOS, pra “shqiptarizimin” apo “kosovarizimin”.

"Në këtë rast bëhet fjalë për një mashtrues dhe për një person i cili nuk është prift. Kjo është gjë themelore. Atë nuk e njeh as shteti, as ndonjë institucion tjetër, as komuniteti besimtar i Shqipërisë. Askush nuk e njeh këtë njeri. Atë e njohin vetëm disa njerëz të cilët janë jashtë kishës ortodokse, të cilët tentojnë t’a shfrytëzojnë për qëllime të ndryshme e ndoshta e financojnë. Kjo është gjë thelbësore" ka thënë për Kosovo Onlajn zëdhënësi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Thoma Dhima

Ky i fundit sqaron dhe se sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kishës, në Shqipëri egziston vetëm një kishë, Kisha Autoqefale e Shqipërisë.

"Dhe kjo është garancia kundër personave të cilët abuzojnë simbolet e saj. Përsa i përket këtij personi, gjithçka është e sqaruar me deklaratën e Mitropolitit të Elbasanit para një viti, deklaratën e Këshillit Kishtar të Elbasanit, si dhe deklarata të ndryshme të Kishës Ortodokse të Shqipërisë të përcjellë në media" thotë Dhima.

Historiani Aleksandar Rakoviq mendon se depërtimi i Xhufkës në kishë në Rakitnicë, nuk mund të ndodhte pa dijeninë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. 

"Pas gjithë kësaj historie, sigurisht që qëndron Kurti. A qëndron ai personalisht apo sistemi i tij, kjo është pak e rëndësishme por e sigurtë se asgjë nuk bëhet pa dijeninë e tij dhe pa lejen e tij. A me të vërtetë mund të mendojmë se diçka e tillë lindi dhe në Malin e Zi në një situatë të ngjashme pa dijeninë dhe lejen e Gjukanoviqit? Vetëm të shtojmë një për një dhe të shikojmë se për çfarë bëhet fjalë. Ky tani është problemi më i madh në Kosovë e Metohi, ndërsa ishte shumë më e lehtë të zgjidhej problem i tillë i ngjashëm në Mal të Zi dhe Kroaci, ku marrëveshjet themelore janë të nënshkruara me KOS. Duhet të mendojmë sesi t’i përgjigjemi kësaj, që të mos lejojmë që problemi të eskalojë. Nuk kemi aleatë as në strukturat parashtetërore shqiptare në Kosovë e Metohi dhe as tek faktori ndërkombëtar i cili luan mediatikisht, ndërsa tek gjërat përherë ato zgjidhen në favor të Prishtinës separatiste" thotë Rakoviq për Kosovo Onlajn.

Ai vlerëson se objektet e shenjta sërbe në Kosovë nuk rrojnë me frikë derisa në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare është kryepeshkopi aktual, por problemi mund të lindë në të ardhmen.

"Derisa kryepeshkopi Anastas është në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare nuk ka ndonjë frikësim që Arqipeshkvia të ketë synim të okupojë kishat dhe manastiret sërbe në Kosovë e Metohi. Megjithatë problemi mund të lindë kur në ndonjë ditë të mos jetë në krye të kishës, kur të jetë dikush tjetër, ndonjë shqiptar nacionalist, i cili do të pajtohet me të tillë politikë shqiptaromadhe dhe shteti shqiptar dhe të ashtuquajturat struktura kosovare që të gjitha kishat dhe manastiret tona sërbe duhet t’i marrin shqiptarët, bëhet fjalë për kishën ortodokse apo katolike shqiptare. Pas gjithë kësaj, po ju kujtoj se Shqipëria paraqiti kërkesë që katër manastiret dhe kishat tona të cilat janë në listën e Uneskos, të vendosen në trashëgiminë e ashtuquajtur të Kosovës dhe të merren nga trashëgimia e Republikës së Sërbisë", bën të ditur Rakoviq. 

Ky i fundit beson se e gjithë kjo paraqet siç thotë, "projektin shqiptaromadh". 

"Kështu që këtë e ka bërë Shqipëria me të ashtuquajturin shtet të Kosovës pasi ky është projekti i tyre shqiptaromadh. Pas kësaj të vetquajtur, qëndrojnë disa struktura serioze politike. Kështu nisi dhe në Mal të Zi para 30 vitesh me vetquajtje të ndryshme ku u sulmuan kishat dhe përfundoi me atë që regjimi i Gjukanoviqit aprovoi ligjin për t’i marrë KOS pronat. Ai proces zgjati 30 vite, u ndërpre me lutjet, humbjen e Gjukanoviqit në zgjedhje, korrektimin e këtij ligji të tij dhe nënshkrimin e marrëveshjes themelore me KOS. Megjithatë situata është ndryshe në Mal të Zi, pasi aty populli ortodoks sërb është shumicë. Në Kosovë e Metohi, sërbët u dëbuan, shqiptarët janë shumicë etnike, kanë strukturat e veta parashtetërore dhe shikohet se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë dëshirojnë ndërsa ne duhet të mendojmë se cilat do të jenë reagimet tona për atë se çfarë po vjen. Ky nuk është aspak akt i ndonjë të çmenduri, ne shikojmë se ai ka grup të organizuar, se me të kanë qenë edhe funksionarë të Komunës së Podujevës, se ata ndërruan bravën dhe praktikisht përvetësuan aty kishën sërbe në Podujevë", beson Rakoviq. 

 

Ndërkohë që pronat e KOS vetëm në muajt e fundit kanë qenë shumë herë në shënjestrën e ndërtuesve. Pra është plaçkitur Kisha e Ngjitjes së Zotit në fshatin Nëntë Jugoviqët afër Prishtinës, është plaçkitur kisha e Shën Kryeengjëllit Gavrillo në fshatin e të kthyerve sërbë Osojane, përmes varrezës së vjetër sërbe në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, është çarë rruga, dy herë është plaçkitur kisha e Shënjt Premtes në Suhadoll, në Varosh Sello afër Ferizajt, është përdhosur kisha e Shënjtë Ilias...

Analisti fetar Drashko Gjenoviq vlerëson se motivi kryesor i sulmit ndaj kishës së Shën Kryeengjëllit Mihal në fshatin Rakitnicë prej priftit të vetëshpallur Nikolla Xhufka është që të shikohet nga publiku.  

“Këto janë grupe margjinale në kuadër të Kishës Ortodokse që në fakt nuk janë përfaqësues të saj. Nuk e di nëse zotëria në fjalë është shuguruar ndonjëherë nga ndonjë kishë kanunore, por mendoj se në rastin e tij kjo është më shumë tentativë për të dalë në publik. Kjo për ju është diçka si qarqe të caktuara brenda Kishës Ortodokse Kroate dhe asaj malazeze. Këto janë kisha që nuk kanë kanunitetin e tyre, të cilat nuk njihen dhe në fakt ato jetojnë prej mediave. Ndaj them se gjëja më e zgjuar është shpërfillja e të tillë keqbërësve dhe mos t’i përmendim fare nëpër media, sepse thjesht pa mediat ato nuk ekzistojnë” tha Gjenoviq për Kosovo Onlajn dhe shtoi se "sa më shumë t'i injorojnë mediat, aq më pak arsye do të kenë për të bërë incidente të caktuara".

Ai thekson se shqiptarët e besimit ortodoks nuk janë në numër të madh dhe eventualisht krijimi i Kishës Ortodokse në Kosovë për t’a nuk do të thotë shumë.  

“Dimë që të gjitha kishat kanë financime të caktuara në këtë mënyrë apo tjetrën. E mundshme që ai të ketë ndonjë shqiptar nga jashtë i cili e ndihmon financiarisht, megjithatë as ata këtë nuk do t’a bëjnë as kur të kuptojnë se ajo që po bën nuk ka më jehonë në media. Sepse thjesht do t’a kenë të qartë se janë para të shpenzuara kot”, tha Gjenoviq.

Ndonëse portali Kosova Post raportoi se në sulmin ndaj kishës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Podujevës, kjo komunë përmes një komunikate ka thënë se asnjë përfaqësues i tyre “as zyrtarisht” nuk ka marrë pjesë në ceremoninë në kishën e Shën Mihal Kryeëngjëllit në fshatin Rakitnicë.

“Kushdo që njëkohëisht mund të ketë edhe funksione të tjera, përfaqëson veten dhe asgjë më shumë”, thuhet nga Komuna e Podujevës.

Siç shtojnë ata, çdo aktivitet zyrtar i Komunës dhe përfaqësuesve të saj të deleguar, publikohet me njoftim zyrtar, ndërsa në rrethana të tjera askush nuk mund të përfaqësojë Komunën dhe qëndrimin e saj zyrtar.