Zyra për KdheMetohi për plaçkitjet e shtëpive serbe në Donja Brnjic: Në Prishtinë nuk ka vullnet minimal për të siguruar ekzistencën e serbëve

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Është e qartë se keqbërësit dhe ekstremistët shfrytëzojnë mundësitë gjatë festave të mëdha për të sulmuar shtëpitë serbe, dhe politika e mosdënimit të keqbërësve vetëm se promovon akte të tilla, kanë thën nga Zyra për KdheM në lidhje me plaçkitjen e dy shtëpive të familjeve serbe në fshatin Donja Brnjica, afër Prishtinës.

Kjo vetëm vazhdoi serinë e sulmeve dhe plaçkitjeve të shtëpive serbe në zonat në jug të Ibrit, thuhet në deklaratën e Zyrës për KdheM.

“Ndërsa nikoqirët po festonin në Serbinë qendrore, hajdutët hynë dhe plaçkitën shtëpitë e Bozhidar Vaniqit, si dhe të Ranka dhe Srxhan Miliçeviqit, dhe dëmi do të përcaktohet më vonë”, thuhet.

Ditët e kaluara dy herë janë plaçkitur shtëpitë e banorve serbë në komunën e Istokut, si dhe shtëpia në Plemetinë.

“Në vitet pas nesh nuk ka pothuajse asnjë shtëpi serbe që të mos jetë në shënjestër të ekstremistëve dhe grabitja kërcënon ekzistencën e serbëve në njërën anë, dhe në anën tjetër sigurinë e tyre, si sfida më e madhe që populli ynë në Kosova dhe Metohia po përballen”, thonë nga Zyra për KdheM.

Sipas tyre, për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare:

“Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të ndërmarrin hapa të vendosur për të mbrojtur dhe mbështetur popullin serb, sepse në strukturat politike në Prishtinë nuk ka asnjë vullnet apo vendosmëri minimale për të siguruar ekzistencën e serbëve dhe për të ndëshkuar në mënyrë adekuate rebelët. Përkundrazi, lëvizjet e përditshme antiserbe stimulojnë sulmin ndaj pronës serbe dhe popullit serb, të cilit po i bëjnë caqe legjitime, me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në njoftim.