Zyra për Kosovë dhe Metohi: Kurti vazhdon me lëvizjet eskaluese, organizatat ndërkombëtare të ndalojnë përndjekjen e serbëve

Kancelarija za KIM baner
Burim: Kancelarija za KIM

Autoritetet në Prishtinë vazhdojnë me veprime të njëanshme, joligjore dhe provokime të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë, madje edhe në festën e madhe ortodokse të Ngjitjes së Krishtit (Spasovdan, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.

„Një numër i madh i pjesëtarëve të ashtuquajturës polici e Kosovës sot kanë hyrë në Prilluzhë për të marrë në posedim objektin ku më parë funksiononte Posta e Serbisë, e cila ishte mbyllur në mënyrë të kundërligjshme në janar. Në këtë objekt tani është vendosur e ashtuquajtura postë nga Prishtina. Në të njëjtën kohë, Prishtina ndalon punimet në një objekt në oborrin e kishës në Zubin Potok, i cili kishte rëndësi të madhe për banorët lokalë. Këto janë provokime të qarta nga Prishtina me qëllim të shqetësimit të popullit serb dhe vazhdimit të veprimeve eskaluese të Kurtit, për të krijuar kushte të pamundura për jetesë për popullin serb në Kosovë dhe Metohi“, thuhet në deklaratë dhe shtohet:

„Me këtë qëllim, i ashtuquajturi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Prishtina ndaloi punimet në një çardak në oborrin e Kishës së Shën Anës në fshatin Stërnaca e Epërme në Zubin Potok, i cili ishte i destinuar për mbledhjen e banorëve pas liturgjisë dhe lutjes. Punimet u ndaluan, ndërsa njoftimi në këtë vendbanim me shumicë serbe u vendos ekskluzivisht në gjuhën shqipe. Është koha e fundit që të merren seriozisht qëllimet e Kurtit për përndjekjen e serbëve dhe që përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare t’i dënojnë qartë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të ndaluar dhunën institucionale të Kurtit dhe përpjekjet për dëbimin e serbëve nga territori i Kosovës dhe Metohisë“, thekson Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Ata theksojnë se Zyra për Kosovë dhe Metohi do të vazhdojë me këmbëngulje të informojë të gjithë aktorët ndërkombëtarë për veprimet e kundërligjshme dhe të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë.
„Në mënyrë diplomatike do të këmbëngulim që të mbrohet prona serbe dhe që popullit tonë në Kosovë dhe Metohi t’i sigurohen të drejtat themelore të njeriut, të cilat Prishtina vazhdimisht i shkel“,konkludojnë nga Zyra për KeM.