Nikoliq për vrasjen e kositësve: Asnjë familje nuk e meriton që pas pothuajse tre dekadash të jetojë mes dhimbjes dhe padrejtësisë

Danijela Nikolić
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Danijela Nikoliq deklaron se 27 vite nga krimi në Stari Gracko nuk do të thotë vetëm përvjetor i një prej masakrave më të egra ndaj civilëve sërbë në Kosovë, por po aq vite turpi për bashkësinë ndërkombëtare e cila as sot nuk ka arritur apo nuk ka dashur t'i nxjerrë para drejtësisë vrasësit e 14 kositësve sërbë.

Nikoliq kujtoi se më 23 korrik të vitit 1999, vetëm pak javë pas mbërritjes së forcave ndërkombëtare që garantonin paqen dhe sigurinë në Kosovë, 14 sërbë vendas u vranë në fushat e tyre, ndërsa po korrnin frytet e punës.

Theksoi se "mëkati" i tyre i vetëm ishte se ishin sërbë dhe se qëndruan në vatrat e tyre shekullore.

"Asnjë familje nuk e meriton të jetojë për gati tre dekada mes dhimbjes dhe padrejtësisë. Asnjë popull nuk duhet të pranojë që krimet kundër civilëve të vet të relativizohen, të heshten apo shtyhen nën rrogoz për hir të përshtatshmërisë politike", tha Nikoliq në deklaratë të shkruar në prag të përvjetorit të vrasjes së kositësve sërbë.

Ajo theksoi se krimi në Stari Gracko nuk është vetëm rast i pazgjidhur, por simbol i drejtësisë selektive dhe i disfatës së të gjitha atyre institucioneve ndërkombëtare që morën mandat për të mbrojtur jetën, lirinë dhe dinjitetin e çdo njeriu në Kosovë.

"Kur për vrasjen e 14 civilëve të paarmatosur as pas 27 vitesh nuk ka njerëz përgjegjës, atëherë është e qartë se jo vetëm hetimi dështoi-por drejtësia ndërkombëtare ka dështuar", tha Nikoliq.

Ajo u tha misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të ndalojnë politikën e heshtjes dhe mbylljes së syve ndaj viktimave sërbe.

"Përgjegjësia e tyre nuk mbaron me kalimin e kohës. Përkundrazi, përditë pa drejtësi bëhet më e madhe", vëren Nikoliq.

Njëkohësisht theksoi se pret që institucionet në Prishtinë të tregojnë se janë të gatshme të procesojnë krimet pavarësisht nga kombësia e viktimave.

"Pa këtë, çdo histori për sundimin e ligjit dhe shoqëri shumëetnike mbetet frazë politike boshe. Për Sërbinë, jeta e bashkatdhetarëve tanë, është njësoj e vlefshme sa jeta e të gjithë njerëzve të tjerë. Ndaj kurrë nuk do të pranojmë që viktimat sërbe të harrohen apo trajtohen si më pak të rëndësishme", thotë Nikoliq.

Ajo tha se Sërbia nuk do t’a harrojë Stari Grackon dhe nuk do të heqë dorë nga e vërteta, sado e pakëndshme mund të jetë për dikë.

"Lavdi e përjetshme u qoftë 14 kositësve sërbë nga Stari Gracko. Gjaku i tyre i pafajshëm na detyron të vazhdojmë në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë, të ruajmë kujtimin e sakrificës së tyre dhe të mos heqim dorë kurrë nga kërkesa që përgjegjësit të ndëshkohen. Sepse populli që harron martirët e vet, rrezikon që historia të përsëritet", konkludoi Nikoliq.