Pashiq: Rasti Ramadani do të prodhojë pasoja politike dhe juridike midis Shkupit dhe Beogradit

Dragan Pašić
Burim: Kosovo Online

Avokati dhe ish-prokurori ushtarak Dragan Pashiq thotë se mosekstradimi i Blerim Ramadanit me shumë gjasa do të prodhojë pasoja politike dhe juridike në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

"Me shumë gjasa do të ketë pasoja politike. Ju kujtoj se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka ekstraduar Garuf Dugolin dhe (Tomor) Morinën. Ka qenë para disa vitesh dhe nuk pres që të ekstradojë as Bjerim Ramadanin. Kur them pasoja juridike, atëherë vlen parimi i reciprocitetit. Kjo do të thotë se nëse Maqedonia e Veriut do të kishte kërkesa të tilla ndaj vendit tonë, lind pyetja nëse vendi ynë do t'i përmbushte këto kërkesa. Sigurisht që ka edhe pasoja politike. Bëhet fjalë për besimin mes vendeve tona dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm politik”, thekson Pashiq për Kosovo online.


Ai sqaron se kjo ndodh sepse të gjitha procedurat për ekstradimin e personave për të cilët janë lëshuar fletarrest ndërkombëtar përfaqësojnë gjithmonë çështje politike dhe juridike.

“Ekstradimi është çështje politike dhe juridike. Me Konventën Evropiane për Ekstradimin e vitit 1957, nënshkruesit e asaj marrëveshjeje shumëpalëshe janë zotuar të ekstradojnë reciprokisht qytetarët që kanë kryer vepra penale, të cilat janë të njohura nga të gjitha shtetet nënshkruese të asaj konvente”, thotë Pashiq.

Ai shton se ka edhe përjashtime nga ekstradimi, dhe si shembull, ai përmend rastin e fillimit të vitit 2017, kur Ramush Haradnaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u arrestua me të mbërritur në aeroportin "Basel-Miluse" në lindje të Francës me bazë me urdhërarresti të Interpolit.

“Nga ana tjetër, ka përjashtime nga ekstradimi. Kjo është veçanërisht karakteristike për Francën, e cila e ka përdorur këtë të drejtë deri më tani. Po ju kujtoj rastin e Ramush Haradinajt, kur konstatoi se janë plotësuar bazat ligjore për ekstradim, por që nuk justifikohet ekstradimi i tij në vendin tonë, sepse ai nuk do të merrte trajtim që sipas tyre është i pabarabartë, pra jo i barabartë në raport me qytetarët e tjerë të vendit tonë. Pra, është edhe çështje juridike edhe politike, edhe pse duhet të bazohet në ligj”, shpjegon Pashiq.


Ai kujton se Kontrata për Ekstradimin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është lidhur më 29 nëntor 2011.

“Sipas asaj kontrate, Republika e Maqedonisë së Veriut merr përsipër të ekstradojë qytetarët që kanë kryer vepra penale në territorin tonë me kërkesë të vendit tonë”, shpjegon Pashiq.