Protestë e re e opozitës në Tiranë
Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj mbajtën mbrëmjen e të dielës edhe një protestë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qindra demonstrues u tubuan para zyrës sê kryeministrit nê bulevardin "Dêshmorêt e Kombit" dhe hodhên fishekzjarre, bomba molotovë dhe lëndë të tjera piroteknike drejt fasadës së godinës qeveritare.
Policia e cila kishte marrë masa të shumta qê të kontrollonte situatên, u pêrgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha e mbronin truprojat e tij ndërsa mbante maskê dhe çadër.
Policia gjithashtu mori masa për të mbrojtur Vilën me numêr 31 shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha e cila u sulmua nê protestat e mëhershme nga ana e demonstruesve madje i vunë zjarrin ku në të u hodhën aparate për shuarjen e zjarrit.
Pas protestës para zyrës qeveritare, demonstruesit shkuan në drejtim té Bashkisë së Tiranës. Kësaj here nuk pati fjalim të liderit opozitar, por vetëm protestë ndaj asaj çka opozita e quan korrupsion qeveritar kundër mbrojtjes ku sipas pretendimeve të tyre, kryeministri Rama shoreh për ish ndihmës kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë që janë akuzuar nga drejtësia e re.
0 komentet