Banorët e Gërnçarit të shqetësuar, u ra dakord që gjejnë një vend të ri për varrosjen e derrave të ngordhur

Grnčar
Burim: Kosovo Online

Rasti i parë i konfirmuar i murtajës afrikane të derrave në Kosovë, u shënua më 17 korrik në Komunën e Kllokotit, bën të ditur Agjencia për ushqim dhe veterinari e Kosovës, ndërsa derrat para disa ditësh u eleminuan për t'u varrosur dje në fshatin Gërnçar të Komunës së Kllokotit.

Banorët e këtij fshati përmes protestës paqësore, shprehën pakënaqësinë e tyre pasi vendi ku ishin varrosur derrat ishte vetëm 200 metra larg nga shtëpitë e tyre. Ka ndërhyrë policia kosovare duke shpërndarë banorët që ishin grumbulluar.

Ditën e parë pas protestës për varrosjen e derrave mbi fshatin Gërnçar, situata në këtë vend është e qetë. Në mëngjes është bërë dezinfektimi i rrugës nëpër tërë fshatin, ndërsa banorët kanë pasur takim me përfaqësues të qeverisjes vendore ku është rënë dakord për gjetjen e një vendi tjetër.

Kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Vitisë së Kosovës, Bozhidar Dejanoviq, thekson se është duke e formuar shtabin e krizës që çdo moment monitoron situatën në terren.

“Situata është mjaft serioze dhe ne po monitorojmë situatën në terren. Kemi formuar shtabin e krizës që është në kontakt me njerëzit, po bëjnë inventarizimin e kafshëve të ngordhura, kemi kontaktuar zyrën për K&M, e cila do të ndihmojë familjet tona të cilët kanë derra të infektuar me murtajën afrikane ku dhe do të kompensojnë dëmet në këtë çështje, jemi në kontakt me të gjitha organizatat kompetente në lidhje me varrosjen e këtyre derrave dhe rreth vendeve ku duhet të zhvendosen për t'u varrosur dhe për këtë arsye jemi në terren duke e monitoruar pa ndërprerje situatën e kësaj çështjeje”, thekson Dejanoviq.

Petko Rakiq nga Vërbovca ka frikë se për shkak të afërsisë së vendit ku janë varrosur derrat, mund të shkohet në infektimin e burimit të ujit mineral që ai posedon.

"Meqenëse derrat janë varrosur 200 metra nga këtej, trembemi se ato mikrobe nuk do të arrijnë në ujë, pasi këtë ujë e konsumojmë ne njerëzit ashtu sikurse dhe kafshët, delet, dhitë, derrat dhe shpendët. Nga kjo kemi frikë", tha Rakiq.

Dobri Stolliq nga Kllokoti thotë se i janë marrë pesë derra të mëdhenj dhe 16 derrkucë dhe se dëmi është i madh.

“Deri im u sëmur të hënën, thirra veterinerin tonë të martën, i cili erdhi menjëherë, reagoi dhe i thirri, erdhën tre veterinerë dhe një inspektor dhe konstatuan se derri ishte i shëndoshë dhe më dhanë një numër telefoni që nëse vërej diçka, të mund t’i kontaktoj. Ndërkohë derrkuci më ngordhur menjëherë. Të nesërmen kanë ardhur veterinerët dhe morën mostrën e pas kësaj edhe dy derrkuca të tjerë ngordhën” thotë Stolliq.

Sipas informacioneve të deritashme, nga murtaja afrikane më shumë se 200 derra kanë ngordhur në Kllokot. Sipas mostrave të ekzaminuara, për momentin, përveç në Kllokot, nuk ka derra të infektuar në zonat përreth në subjekte që merren me mbarështimin e tyre.