Çmimi “Llaza Kostiq“ karikaturistit të Kosovo onlajn: Çmimi i takon portalit jo mua
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë ka dorrëzuar sot në 144 vjetorin e themelimit të saj, çmime laureantëve të këtij viti. Çmimin “Llaza Kostiq“ në kategorinë e karikaturës, i’u dha karikaturistit të portalit Kosovo onlajn Vlladisllav Filipoviq për karikaturën “Harta“.
Kryetari i SHGS Zhivojin Rakoçeviq uroi laureantët dhe u tha se ata janë mozaiku më i shndritshëm i Sërbisë për këtë vit.
Rakoçeviq tha se viti për ne nuk është veçse një vit, por 10 vite presioni, atmosferë e rëndë sulmesh, duke rrezikuar seriozisht gjithçka që do të thotë profesioni i gazetarisë.
"Ne jemi në kohë, globale e lokale, kur individi, profesionist që kërkon të vërtetën, duhet t’a ekspozojë veteveten në mënyrë të vetëdijshme ndaj pluralizmit dhe propagandës. Kjo është periudhë e tmerrshme. Por ka dhe një gëzim që na bën të rëndësishëm dhe të veçantë dhe është se në këtë sallë tani ka mozaik të personaliteteve më të ndritura të këtij profesioni, të cilët vijnë nga redaksi të ndryshme, janë diversë. Faleminderit për atë që jeni këtu dhe që jeni mozaiku më i ndritshëm i Sërbisë këtë vit", tha kryetari i SHGS.
Kryetari i jurisë që vendosi për çmimin "Llaza Kostiq", Predrag Rava, spegoi se karikatura e Filipoviqit tregon nevojën për varr familjar, i cili është shndërruar në aventurë absurde, të ngjashme me një kërkim për thesar të humbur.
"Në këtë mënyrë, në një shfaqje kombinohet ironia dhe trishtimi", tha Rava.
Çmimi Filipoviqit i’a dha kryetari i SHGS Zhivojin Rakoçeviq.
Filipoviq theksoi se gjithnjë e më pak vende ka në të cilën mund të publikohen karikaturat, ndërsa portali Kosovo Onlajn është një prej tyre.
"Dhe në vitin 2021, mora vetë çmimin e SHGS për karikaturë, duke punuar për Kosovo Onlajn. Faleminderit portalit, sepse ka gjithnjë e më pak vende ku mund të publikosh diçka. Bashkëpunimi im me Kosovo Onlajn është diçka për të cilën do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj të gjithë ekipit", tha Filipoviq.
Disa vite më parë, karikatura e tij u vlerësua edhe me "Penelit të Artë".
"Dhe ky ishte çmimi i portalit, jo imi. Jam jashtëzakonisht i lumtur që mora çmimin në emër të portalit Kosovo Onlajn", tha Filipoviq.
Shtoi se fatkeqësisht është e lehtë gjetja e inspirimit, veçanërisht duke pasur parasysh situatën në të cilën jetojnë sërbët në Kosovë.
"Në K&M situata është e tillë që kushdo me pak cinizëm mund të shikojë se çfarë ndodh dhe si, dhe është shumë e lehtë të gjesh temë dhe inspirim” tha Filipoviq.
Çmimi për betejë në shprehje gazetareske "Aleksandar Tijaniq", i takoi redaktorit të ekonomisë së të përjavshmes "Radar", Millan Qullibërk.
Çmimi "Llaza Kostiq" në kategorinë e lajmeve dhe raporteve, për informacionin ekskluziv "Kolonel Spasoje Vuleviq: U pushova nga puna të premten, sepse NJSA nuk është nën kontrollin absolut të Vuçiqit", i’u dha gazetarit të Beta, Velimir Peroviq.
Çmimi "Llaza Kostiq" në kategorinë e reportazhit i shkoi gazetares së Kurir, Jelena Spasiq, për serinë e reportazheve rreth Prebilovacit.
Çmimet e eksperiencës i’u dha gazetarit, analistit dhe publicistit Branisllav Gullan dhe gazetarit dhe presidentit të ANEM, Veran Matiq.
Çmimi për konceptin më të mirë editorial vjetor "Dimitrije Davidoviq" i takoi redaktores së redaksisë së Aktualitetit në Radio Televizionin e Sërbisë (RTS), Jelena Bozhoviq.
Çmimin special për kontribut në historinë e gazetarisë dhe publiçistikës “Zhika M. Jovanoviq“ e mori gazetari Bojan Cvejiq për publikimin “Kodi i gazetarëve të Sërbisë 1965-2025“.
Çmimin për fotografinë i cili këtë vit mban emrin e “Jarosllav Pap“, e mori Nenad Mihajlloviq për fotografinë e përvjetorit të rënies së sprethit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit e cila u shfaq në versionin onlajn të Gardian.
Këtë vit nuk u dha çmimi “Bogdan Tirnaniq” për komentuesin apo kolumnistin. Juria spegoi se ndonëse propozimet e paraqitura janë kualitative, asnjë prej tyre nuk mban peshën që meriton emri i një gazetari si Bogdan Tirnaniq.
Kartën e Artë të SHGS juria këtë vit vendosi t’ia jepte Sllobodan Radiçeviqit.














0 komentet