Dita e Shënjt-Gjergjit në Gornje Sellë afër Prizrenit: Sërbët pavarësisht gjithë vështirësive, vijojnë traditën

Gornje Selo Đurđevdan
Burim: Privatna arhiva

Nën tingujt e parë të këmbanës, në kishën e Shënjt Gjergjit rrëzë malit Sharr, në Gornje Sellë afër Prizrenit, sot është kremtuar liturgjia me rastin e festës së fshatit, të Ditës së Shënjt-Gjergjit. Ra në sy prezenca e një numri të madh banorësh të zonës të cilët edhe pse nuk jetojnë aty, gjithmonë gjejnë kohë për të ardhur në këtë ditë me synimin për të vazhduar traditën, festuar dhe shijuar bukuritë e vendlindjes.

Njëri prej tyre është edhe Jevto Vuçkoviq, i cili këtë vit ishte edhe mikrpitës i festës.

"Kam lindur këtu në Gornje Sellë, përvit vij, aktualisht jam në Beograd ku jetoj dhe punoj. Këtë vit jam ëmbëlsirëbërës, mikpritës i festës. Është gjithmonë bukur dhe interesante të vish këtu duke pasur parasysh se këtu më parë kishte më shumë njerëz, pas koronës që është pak shqetësuese, mendoj se do të përmirësohet, këtë vit situata është pak më e mirë, kanë ardhur mjaft njerëz nga Sërbia qëndrore dhe fshatrat përreth, fqinjët, miqtë. Ndodhem këtu me familjen, gruan dhe tre fëmijët, është traditë dhe e respektojme rregullisht” ka thënë Vuçkoviq.

Stanko Velkoviq, i cili do të jetë mikpritës i festës vitin që vjen, ishte mjaft me fat dhe nuk e fshihte gëzimin me këtë rast. 

"Nuk kam koment, unë mund të fluturoj më besoni, çfarë të them. Vendlindja, kisha, tradita është traditë, jashtëzakonisht bukur” thotë Velkoviq.

Pas liturgjisë në të cilën besimtarët përshkuan tre herë rreth kishës me ikona ndër duar dhe drekën e përgatitur prej mikpritësit të festës, u pasua nga një ankand për të cilën tradicionalisht është marrë përsipër prej Boro Boriçit.

"Akandi është një lloj tradite, njerëzit sjellin dhurata në kishë, ato shiten dhe nuk shikohet çmimi, sepse gjithçka i mbetet kishës për të bërë diçka. Ja ku është shembur gardhi dhe në këtë mënyrë mbledhim të holla për t’a riparuar. Më vjen mirë që kishte mjaft fëmijë që i panë të gjitha këto, që të mos harrojnë traditat dhe zakonet tona. Falë Zotit që ishim në një numër të tillë dhe që do t’a kujtojmë gjithmonë këtë ditë dhe këtë datë dhe kudo që të ndodhemi, përherë do të kthehemi në vendlindjen tonë” tha Boriç.

Radosllav Veselinoviq thekson se përkundër sëmundjes, për shkak të dashurisë për vendlindjen, gjithmonë mundohet të vijë në këtë festë.

"Origjina ime është nga Gornje Sello, në lagjen e sipërme nga familja Vesellinoviq. Deri para disa vitesh vija përvit, dy vitet e fundit nuk kam qenë për shkak të kondicionit shëndetësor dhe koronës, por këtë vit erdha me shkop. Dashuria është më e fortë se gjithçka. Për gjithë ditën e djeshme kam udhëtuar, për gjithë natën nuk kisha kushte për të fjetur pasi isha ulur, por sot jam këtu” ka thënë Vesellinoviq.

Pas ankandit, banorët janë larguar në drejtim të banesave të tyre për t’u rimbledhur në gjysmën e dytë të ditës përmes tingujve të këmbanës, në mënyrë që sa më parë të bëjnë një kullë njerëzore-të ashtuquajtur qytet. 

Njeriu që gjendet majë kullës sipas traditës ngre dolli.

Pas kësaj vazhdon gara e hedhjes së gurëve dhe kërcim së gjati.

Kisha në Gornje Sellë, vend në komunën e Prizrenit, është ndërtuar gjatë shekullit XVI dhe është një prej monumenteve të kulturës me domethënie të jashtëzakonshme.