Çfarë e shqetëson Prishtinën më shumë për BKS-në, kompetenca apo faktin që është “serbe”?

Bilbordi ZSO
Burim: Kosovo Online

Ankesa më e shpeshtë e politikanëve të Prishtinës për Bashkësinë e Komunave Serbe, e cila është obligim i paplotësuar nga Marrëveshja e Brukselit për më shumë se 10 vjet, është se “nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive”, megjithatë, sipas mendimit të bashkëbiseduesve të Kosovo online, Prishtinës i shqetëson vetë koncepti i Bashkësisë dhe që është “serbe”.

Refuzimi i vazhdueshëm për të formuar Bashkësinë e Komunave Serbe edhe pas 10 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, nxori në sipërfaqe pyetjen se çfarë po e shqetëson aq shumë palën shqiptare në Kosovë, sa që e kanë bllokuar plotësisht procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhëniet me Beogradin.

Deklaratat e Albin Kurtit dhe politikanëve të tjerë më të rëndësishëm shqiptarë, sipas analistëve, thonë se vetëqeverisja për serbët në Kosovë nga shqiptarët konsiderohet si "tradhti e interesave kombëtare", dhe shoqërimi i shpeshtë me Republikën Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë tregon se fjala “serbe” është problemi më i madh.

Sipas draft Statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe të paraqitur nga pala serbe më 2 maj si pjesë e dialogut në Bruksel, BKS duhet të kryejë detyra në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë parësore, të mesme dhe terciare dhe të kujdesit social, dhe planifikimin urban dhe rural. Ndër të tjera, siç u tha, kujdeset veçanërisht për forcimin e demokracisë lokale, përmirësimin e kushteve të jetesës së të kthyerve, përmirësimin dhe zhvillimin e kulturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, përmirësimin, ruajtjen dhe përdorimin e tokës bujqësore dhe pyjore, trafikun rrugor dhe transportin e udhëtarëve në trafikun lokal, zhvillimin e sportit, mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Analisti politik Ognjen Gogiq vlerëson për Kosovo Online se, më shumë se sa kompetencat që do të kishte Bashkësia e Komunave Serbe, Prishtinën e shqetëson vetë koncepti i saj, sepse siç thotë ai, lidhet me një lloj autonomie të brendshme të serbëve, ngjan me një forme të krijimit të një entiteti apo niveli të tretë të qeverisjes, dhe ajo që është më problematike për ta është se ai subjekt do të mbante mbiemrin "serb". Kjo, sipas tij, është në vetvete e frikshme dhe e papranueshme për ta.

Siç sqaron ai, Bashkësia do të centralizonte dhe unifikonte përgjegjësitë e komunave që tashmë u janë dhënë me ligje dhe Kushtetuta të Kosovës.

“Nëse komunat pajtohen me këtë, atëherë nuk ka arsye që Albin Kurti të ketë problem, sepse Bashkësia nuk do të merrte përsipër disa përgjegjësi që i kanë autoritetet qendrore, si policia, gjyqësori..., nuk do të mund të pengonte vendimet e pushtetit qendror në territoret e komunave, por do të koordinonte dhe centralizonte kompetencat që tashmë i kanë komunat. Ata janë të shqetësuar nga vetë mendimi se Bashkësia do të kishte autoritetin për të zbatuar vendimet në komunat që përbëjnë BKS-në, dhe kompetencat do të ishin në fushën e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik dhe planifikimit urban dhe rural. Prandaj, Bashkësia nuk mund të rishikonte vendimet e autoriteteve qendrore, nuk do të ishte në gjendje të ndërhynte në atë që autoritetet qendrore po bëjnë në territorin e gjithë Kosovës. Nëse një ligj miratohet, Bashkësia nuk mund ta pengojë zbatimin e tij”, thotë Gogiq.

On ukazuje da je najveća primedba kosovskog Ustavnog suda da ZSO krši prava lokalne samouprave ukoliko bi joj bilo dozvoljeno  da promeni neku odluku lokalne samouprave.

“To bi trebalo više da smeta srpskoj, nego albanskoj strani”, kaže on i dodaje da ako bi ZSO bila tutor nad opštinama, zašto bi to smetalo Prištini jer bi "cenu plaćali ljudi koji žive u tim opštinama".

"Kada je Ustavni sud kazao da Zajednica nije u skladu sa Ustavom, to se odnosilo na to da ZSO ne može da preuzima ovlašćenja lokalne samouprave, već može da bude samo dodatak. Za Prištinu bi bilo najbolje da pusti da se forimra Zajednica i da Srbi sami vide šta im više odgovara”, smatra naš sagovornik.

Ai tregon se ankesa më e madhe e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është se BKS i shkel të drejtat e vetëqeverisjes lokale nëse do t'i lejohej ndryshimi i një vendimi të vetëqeverisjes lokale.

“Kjo duhet të shqetësojë më shumë palën serbe se atë shqiptare”, thotë ai dhe shton se nëse BKS do të ishte gardian mbi komunat, pse do ta shqetësonte Prishtinën sepse “çmimin do ta paguanin njerëzit që jetojnë në ato komunat”.

“Kur Gjykata Kushtetuese tha se Bashkësia nuk është në përputhje me Kushtetutën, kishte të bënte me faktin se BKS nuk mund t'i marrë kompetencat e vetëqeverisjes lokale, por mund të jetë vetëm një shtesë. Më së miri do të ishte për Prishtinën ta lëmë të formohet Bashkësia dhe serbët ta shohin vetë se çfarë u përshtatet më shumë”, mendon bashkëbiseduesit tonë.

Pas raundit të fundit të dialogut, ku u prezantua drafti i Statutit të BKS-së, u shfaqën informacione jozyrtare se Prishtinën e shqetësoi neni se BKS do të ketë himn, flamur dhe stemë, ndërsa Gogiqi thotë se komunat tashmë kanë të drejtat për simbolet e tyre - stemë dhe simbole të tjera.

“Është çmenduri të pyesësh pse diçka që komunat tashmë mund ta bëjnë, Bashkësia nuk do ta bënte. Kurti ka të drejtë, nga këndvështrimi i tij, do të kontribuonte në forcimin e identitetit dhe kohezionit më të madh të serbëve në Kosovë, do të forconte identiteti i komunitetit serb në Kosovë dhe ky është problem për të, përndryshe ato simbole nuk janë të diskutueshme në vetvete”, thotë ai.

Drafti Statuti të BKS-së parashikon gjithashtu që Bashkësia të menaxhojë pronën publike, të mirat publike, d.m.th. me burimet natyrore dhe siç spekulohet kjo është edhe gjemb në këmbë për palën shqiptare. Megjithatë, Gogiq beson se Bashkësia mund të krijojë disa kompani dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo të kontestohet.

"Kompetencat dhe juridiksionet e Bashkësisë janë po aq të gjera sa edhe kompetencat e komunave. Është e panevojshme që kjo të shqetësojë Kurtin sepse më tepër duhet t'i shqetësojë komunat. Bashkësia nuk mund të merrte asgjë nga Kosova, do të mund të përvetësohej vetëm ajo që u ishte dhënë komunave me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, shtoi ai.

Analist politik Predrag Rajiq nga Qendra për Stabilitet Social thotë për Kosovo Online se Prishtinës nuk i shqetëson kompetencat specifike të BKS-së, por vetë koncepti i Bashkësisë.

“Kurti është një ekstremist politik, i cili që nga koha e tij opozitare ka mbajtur qëndrimin se çdo vetëqeverisje politike për serbët në Kosovë e Metohi është e barabartë me tradhtinë e interesave kombëtare shqiptare. Ai nuk është aspak i gatshëm për asnjë lloj kompromisi, koncesioni apo marrëveshjeje. Prandaj nuk do të thosha se ky është një autorizim specifik i BKS-së, i cili është i kontestuar për të, sepse kjo do të thotë se ai në parim është për marrëveshjen pët BKS-në”, thotë Rajiq.


Ai për Kurtin thotë se ai “e ngriti shumë lart për vete shkallët e nacionalshovinizmit, ndaj fajëson serbët e Kosovës dhe Beogradin zyrtar për të gjitha problemet që kanë shqiptarët e Kosovës”.

Nëse po flasim për atë që përgjithësisht e shqetëson opinionin kosovar se çfarë duhet të ketë BKS në kuadër të kompetencave të saj, Rajiq thotë se është absolutisht i sigurt se asnjë nga ata që kritikojnë BKS-në nuk e kanë lexuar propozimin e Statutit në detaje.

“Ka një situatë toksike, në të cilën BKS paraqitet si Republika Serbe e re, për shkak të së cilës edhe Kosova do të ishte jofunksionale, kështu që BKS duhet të parandalohet. Gjithashtu, ndoshta konsiderohet si një lëshim i panevojshëm. Në opinionin e tyre publik reflektohet qëndrimi se serbët nuk duhet të marrin asgjë sepse janë pala e mundur. E vetmja mënyrë që Prishtina të hyjë në negociata me vullnet të mirë dhe të pranojë BKS-në në parim është të detyrohet ta bëjë këtë nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s, dhe Uashingtoni ka paketën më të madhe kontrolluese të aksioneve këtu”, përfundon Rajiq.

Ndryshe, drafti i propozuar i Statutit të BKS-së, ndër të tjera, parasheh që Bashkësia të propozojë Komandanti Rajonal të Policisë për rajonin e përbërë nga katër komunat: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe që Kuvendi i Bashkësisë të mund të thërrasë për referendum për çështjet e juridiksionit të saj me iniciativën e tij.