E ëma e të rinjve të rrahur e të shoqëruar: Jam fort e shqetësuar, djalit tim të vogël i është thyer klavikula dhe brinjët

Policajci privode srpskog mladića
Burim: printskrin

Andrijana Miciq nga Graçanica, nëna e dy të rinjve të cilët efektivët e policisë kosovare mbrëmë i rrahën dhe i morën në paraburgim, ka thënë për Kosova Onlajn se ndihet shumë keq, pasi prej mbrëmjes së ditës së djeshme, nuk i ka parë fëmijët e vet, por atë policia sot nuk e ka lejuar t’i kontaktojë.

Incidenti në të cilën u rrahën të rinjtë sërbë A. M. (24) dhe M. M. (19) ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të Graçanicës, pasi ata u ndaluan për kundërvajtje rrugore. Policia ka vepruar brutalisht.

E ëma e të rinjve të rrahur tha se ndihej shumë keq dhe e shqetësuar për djemtë e vet.

“Si mund të ndihet një prind. Ata momentalisht ndodhen në spital, një në Llapllasellë, tjetri në Graçanicë. Djali i vogël është rëndë, ka dhimbje, i është thyer klavikula dhe disa brinjë, ndërsa tjetri ka problem me presionin e lartë dhe është azmatik. Nuk na lejuan në mëngjes të hynim për t’i parë" ka thënë e shqetësuar Miciq.

Vëllezërit Miciq do të qëndrojnë në paraburgim 48 orë ndërsa akuzohen për sulm ndaj personit zyrtar.

"Zyra për Kosovë e Metohi, na ka siguruar avokat dhe i faleminderit për këtë" ka shtuar Miciq.