Elektrosever: Sot dhe ditët në vijim jemi duke regjistruar njehsorët në fshatrat shqiptare në veri të Kosovës

Struja
Burim: Kosovo Online

Punëtorët e Elektroseverit sot dhe në ditët në vijim do të vizitojnë fshatrat shqiptare në veri të Kosovës për të regjistruar dhe lexuar njehsorët në mënyrë që të kenë një pasqyrë të situatës reale në terren para fillimit të tarifimit të konsumit të energjisë elektrike thotë nga kjo kompani për Kosovo online.

Ata sqarojnë se në fshatrat shqiptare shkojnë pa përcjelljen e policisë së Kosovës, por se policinë e kanë njoftuar vetëm për aktivitetet në terren që do të kryhen në terren në ato vendbanime për të shmangur keqkuptimet dhe incidentet e mundshme.

“Në periudhën paraprake kemi numëruar njehsorët në mjediset serbe, për të bërë një prerje të tërthortë të situatës aktuale dhe kemi hasur në një mirëkuptim dhe në të vërtetë një pritje më se korrekte të njerëzve tanë. Kur të mbarojm këtë pjes të punës në terren, mund të flasim për faturat e para, të cilat do të llogariten në bazë të shumës minimale paushall”, sqarojnë në Elektrosever.