Vuçiq për kontratën ndërmjet Elektrosevera dhe KEDS: Marrëveshjet e tilla nuk paragjykojnë çështjen e pronës

Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever kanë nënshkruar kontratën, sepse kështu shmanget mundësia që njerëzit në veri të Kosovës të mbeten pa energji elektrike.

Vuçiq tha se furnizimi me energji elektrike për serbët në veri të Kosovës është një çështje e rëndësishme për Serbinë dhe se marrëveshja nuk e paragjykon çështjen pronësore.

“Ende jemi duke i shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë. Jemi të kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje, kështu që shmangia e çdo mundësie që njerëzit në veri të Kosovës të mbesin pa rrymë, në fund të fundit është gjëja më e rëndësishme për ne, ishte një çështje tjetër e rëndësishme për ne, ajo është çështja e pronës, që marrëveshje të tilla nuk e paragjykojnë çështjen të pronës dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t'i bëjmë”, tha Vuçiq nga Nishi.

Vuçiq shtoi se BE-ja gjithmonë do të gjejë ndonjë arsye për të akuzuar serbët për diçka, edhe pse atyre u ndalohet të votojnë në Kosovë.

Ai tha se nuk ka marrë asnjë koment nga bashkësia ndërkombëtare për ndalimin e votimit të serbëve në Kosovë.

“Siç kam thën më parë, ata gjithmonë do të gjejnë ndonjë arsye për të fajësuar serbët për diçka”, tha Vuçiq dhe shtoi se Serbia duhet të gjejë mënyra për ta shtyrë vendin përpara.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Fatmir Limajt për pikën e shtatë të Marrëveshjes së Ohrit, sipas së cilës, siç tha Limaj, qeveria e Kosovës i jep mundësinë Serbisë të bëhet aksionare në Kosovë, Vuçiq tha se nuk dëshiron të merret me deklarata të atij lloji.

“Nuk e komentoj Fatmir Limajn, s'ka asnjë kuptim dhe nuk do ta bëj këtë, nuk më interesojnë zënkat e tyre dhe kush do të jetë kalif më i madh se kalifët”, tha Vuçiq.