Festa më e gëzueshme në shenjtëritë sërbe: Shkuarja në Kosovë ka ndjesinë se je kthyer tek shtëpia
Jeruzalemi dhe Kosova-këto janë dy vendet më të bukura që mund të jeni për Pashkë, fjalë të cilat mund të shkruhen më mirë se çfarë emocioni përjetojnë të gjithë që vizitojnë Kosovën në festën më të gëzueshme kristiane. Ata të cilët tashmë e kanë bërë, thonë se shkuarja në Kosovë është “udhëtim mbi udhëtimet”, ajo çka të jep ndjesinë se po kthehesh në shtëpinë tënde.
Shkruar nga: Katarina Saiçiq
Pavarësisht situatës së rëndë dhe faktit që në Kosovë “përditë është si e Premtja e Madhe deri në Pashkë”, numri i peligrinëve është në rritje. Mes tyre mjaft të rinj, ndërsa akomodimi është plot deri në fund të vitit.
Thuajse në një zë thonë se aromat, shijet, ngrohtësia, përqafimet dhe besimi janë ato që e mposhtin frikën dhe ankthin dhe se askush “nuk do të shkojë në Kosovë derisa të ndiejë se e thërrasin aty”.
Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, njëzëri thonë se manastiret janë të veçanta, por njerëzit janë ata që lënë përshtypjen më të fortë tek udhëtarët synues, sepse prej tyre “marrin dashuri, përqafime, ringjallje”.
Guida turistike dhe punonjësja humanitare Vesna Raoniq thotë se udhëtimi në Kosovë është i veçantë-“udhëtim mbi udhëtime”.
"Përshtypjet janë të ndryshme: nga lumturia e deri tek lotët ekstremë. Shpesh ka fëmijë në udhëtime. Kemi pasur dhe fejesa, kemi pasur edhe pagëzime, kështu që me të vërtetë është vend mbi vende" tha Raoniq.
Kjo e fundit shton se shkuarja në Kosovë i ndryshoi jetën.
"Shkova si punëtore humanitare e pas kësaj, dëshiroja të shkoja edhe më. Pasi mora licencën për guidë turistike, shkoj sa herë që dëshiroj. Vitin e kaluar kisha 11 përveç punës sime të zakonshme. Shkuarja në K&M ndryshon jetën dhe këtë e di pasi njerëzit shpesh përsëritin udhëtimet e tyre. Më shpesh, mes 50 udhëtarëve, kam gjysmën e atyre që kanë shkuar dhe gjysmat të rinj", na thotë bashkëbiseduesja jonë.
Ajo thekson se ka pasur edhe nga ata që e kanë anuluar udhëtimin për shkak të arrestimeve të fundit të pelegrinëve, por shumica nuk dëshirojnë që frika t'u ndalë planet e tyre të vizitojnë Kosovën për festë.
"Përherë ka nga ata që do të lëkunden pak, megjithatë ata që e kanë zgjidhur, shkojnë dhe përshtypja më e zakonshme është se kanë dëshirë të madhe për të shkuar aty. Disa tërhiqen, por në fakt gjithkush duhet të vendosë se kur është ai moment për të vizituar Kosovën apo kur thjesht ftohen të shkojnë" theksoi Raoniq.
Pavarësisht të gjitha vështirësive, interesimi për të shkuar në Kosovë është i madh dhe numri i peligrinëve po rritet.
"Ishim në festën e Mbretit të Shenjtë Stefan deçanasit, kur 4200 serbë ishin në portën e Manastirit të Deçanit. Deri në dhjetor, janë mbushur kapacitetet akomoduese për këtë vit. Konaku në Manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë afër Prizrenit për akomodimin e pelegrinëve ishte i zënë qysh në fillim të vitit deri në mes të nëntorit 2025” tha Raoniq.
Për të, vetë Pashka në Kosovë është diçka e veçantë dhe përveç Jeruzalemit, ky është i vetmi vend ku njeriu mund të ndjejë emocionet më të thella për festën më të gëzuar kristiane.
"Aty njëkohësisht me familjen je si tek shtëpia. Pra, nuk ka zgjedhje më të mirë se kaq. Është shumë e bukur dhe festive. Takohemi dhe ne që kemi rrugëtuar me njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë. Hoçan e Madhe ka një ritual të tërë zakonesh të mrekullueshme për Pashkë dhe në prag të Pashkës. Ka program kulturoro-artistik, luhet dhe folklore. Për të mos folur rreth asaj se çfarë vezësh të bukura në botë ngjyrosin gratë nga Metohia. Autobusi lehtësisht mbushet për Pashkë, ndonjëherë në 24 orë kam 50 pasagjerë, sepse aplikojnë familje të tëra. Dhe ky është momenti kur familjet mund të jenë së bashku dhe sërish të vetme", konkludoi Raoniq.
Profesoresha e letërsisë dhe gjuhës sërbe që ka shkuar për pelegrinazh në Kosovë Dunja Marinkoviq, ka thënë se asaj i ka bërë përshtypje të veçantë “tryeza e dashurisë” tek manastiret.
“Kjo është vërtetë për tani pelegrinazhi më i bukur në jetën time, përjetim i mrekullueshëm, do t’ua rekomandoja të gjithëve. Programi është i shkëlqyer, kemi vizituar gjithçka-manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë afër Prizrenit, e më pas vetë qytetin e Prizrenit, kemi kaluar shumë kohë aty, Rahoveci, Hoça e Madhe, Manastiri i Banjskës, Deçani, Patriakanën e Pejës….. Ndërsa dita rjedh dhe udhëtimi vazhdon, ju ushqeheni me atë atmosferë që është unike. Gjithkujt do t'ua rekomandoja të shkonin dhe të vizitonin Tokën e Shenjtë” ka thënë Marinkoviq
Ajo shtoi se mbresa të veçanta i kanë lënë ushqimet e manastirit, por edhe verërat e famshme të Hoçës së Madhe.
"Manastiret përndryshe, janë të njohur për atë që kanë kulturën e "tryezës së dashurisë", mikpritje të këndshme dhe kjo është veçanërisht e veçantë kur e përjeton në grup ku dihet se ku po shkon dhe është i interesuar të vizitojë ato vende dhe manastire specifike. Kështu që janë të bukura, atmosferë e këndshme. Gjithkund ju mirëpresin me ushqime, pije dhe produkte vendase. Kemi fjetur në manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë e më pas ishim në Hoçë të Madhe duke fjetur në shtëpitë e mikpritësve. Ajo zonë është e njohur për verërat, e më pas kemi provuar verën vendase. Kudo që të shkoni gjithkund do t’ju presin ngrohtësisht” ka përshkruar Marinkoviq.
Duke qenë se afron Pashka, por dhe që këtë vit në prag të kësaj feste më të gëzuar kristiane, peligrinët kanë qenë nën sulmin e policisë kosovare që i ndaloi, Marinkoviq thotë se ajo nuk e ka ndjerë frikën dhe se ka pasur përvojë të këndshme.
"Unë kam pasur përvojë të këndshme. Shkuam në mars, në periudhën e përvjetorit të pogromit të marsit, nga 17 deri më 19 mars. Të gjithë kemi qenë pak të shqetësuar kur shkuam se mund të ndodhte diçka, megjithatë, absolutisht nuk patëm asnjë shqetësim, as shqetësime të vogla. Ngado njerëzit veçse vështrojnë autobuzët dhe janë kureshtarë, por nuk kishte madje as mes monakëve ndonjë ndjenjë frike. Ka qenë atmosferë e këndshme, kështu që kaloi mirë” vuri në dukje pasagjerja.
Guida e pelegrinazhit përballë 'Sërbia për të rinjtë' dhe poetes Slagjana Bushiq e cila të shtunën e Llazarit e kaloi me pelegrinët në Kosovë, aty do të kalojë dhe Pashkën. Pushimin e shkurtër e shfrytëzoi për të përcjellë përshtypjet e saja rreth asaj çka përjetoi gjatë udhëtimeve, por dhe për të speguar se përse në Kosovë vazhdimisht kthehen.
"Ky ishte udhëtimi i 54 i 'Sërbia për të rinjtë' dhe për Pashkë na pret udhëtimi ynë i tretë në Kosovë e Metohi. Ishim në festë, të shtunën e Llazarit, në manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë, kur liturgjia u shërbye nga peshkopi rashko-prizrenas Theodhosi. Asistuam në liturgjinë e Manastirit të Deçanit. Vizituam dhe Virgjëreshën e Ljevishkës, kështjellën, Kishën e Shënjt Gjergjit dhe katedralen në Prizren. Vizituam dhe Prizrenin, ku jemi ndjerë vërtet sikur të ishim kthyer 10 shekuj pas. Me ne ishte dhe
Dragica Draga Çaçiq e cila erdhi nga Mynihu ku tha se kaloi nga Spanja për në Egjipt por që kund nuk është ndjerë më bukur sesa në K&M” ka rrëfyer bashkëbiseduesja jonë.
Ajo shtoi se është veçanërisht e guximshme dhe surprizuese që po rritet gjithnjë e më shumë numri i të rinjve që kthehen dhe vijnë në Kosovë.
"Këta të rinj janë brezat që nuk i mbanin mend ngjarjet e 1999, madje dhe ata që nuk i kanë harruar ngjarjet e 2004. Pra, fëmijët vijnë në K&M. Të gjitha grupet kryesisht janë plot, ne tani shkuam me 100 veta dhe dy autobusë. Gjithkush e ndjen kur vijnë në K&M se janë kthyer në shtëpinë e tyre. Shtëpia e të gjithë shtëpive tona. Kur vijmë, marrim përqafime. Mendojmë që të ndihmojmë me diçka popullin e atjeshëm. Kur i pyesim çfarë u nevojitet, ata thonë ‘nuk na nevojitet asgjë, vetëm ju ejani këtu që të jeni me ne’. dashuri, përqafime, ringjallje. Kur shikon qiellin dhe malin Shar në të cilin ka ende borë, Pashtrikun dhe Koritnikun nga një anë dhe nga ana tjetër dini ato jetët e humbura, dini dhe atë gjak dhe mendoni: ‘Këtu është jeta e vazhdueshme mes të Premtes së Madhe dhe Pashkës’. Por ajo mbijeton dhe shkojmë në takim tek festa më e gëzueshme kristiane” thotë me emocion Bushiq.
E pyetur se cili është interesi i besimtarëve, duke pasur parasysh situatën e rëndë politike në Kosovë, Bushiq kujton se situata në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë.
"Disa na pyesin nëse do të shkojmë pavarësisht se çfarë ka ndodhur në Rahovec, pavarësisht se kanë shoqëruar disa peligrinë, por ne u themi se kështu ka qenë gjithmonë. Njerëzit kthehen, kurrë herë më parë nuk ka patur kaq njerëz në Kosovë. Nuk ndiheni më të sigurt askund se sa pranë Virgjëreshës së Ljevishkës apo në manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë, ku kënga nuk ndalet, dashuria është e madhe, edhe pse nuk ka kishë, nuk lejojnë që të ndërtohet një e tillë. Por aty është konaku dhe vazhdimisht është plot, i mbipopulluar, nuk ka vend të mjaftueshëm për të gjithë ne që do të dëshironim të vinim në K&M”, thekson bashkëbiseduesja jonë.
Thekson se gjithmonë ka frikë, madje edhe njerëz që si pasojë e kësaj tërhiqen, por ka mesazh për ta.
"Mos lejoni që frika t'ju bllokojë, por lutujni Zotit dhe do të kuptoni se jemi të gjithë në duart e tij. Asgjë në këtë kënd të tokës nuk mund të ndodhë pa vullnetin e Zotit", tha Bushiq.
Përshtypja e saj më e madhe nga çdo udhëtim është shoqërimi dhe takimi me njerëz për të cilët thotë se nuk mund të flasë.
"Kjo është diçka që do të mbetet. Sigurisht që aty ka vende të shenjta, liturgji, takime me murgjit, priftërinj... Në udhëtimin për në Cveti, Dragica nga Mynihu solli ndihma humanitare për ndërtimin e kishës në fshatin Sushicë dhe tempullin e tyre të Shënjt Pantelejmonit. Aty ka dhe një tjetër aksion të bukur të Solidaritetit Sërb. Ata në të dielën e Pashkës lumturojnë lehonat dhe nënat që do të sjellin foshnjat e tyre, banorët e rinj të K&M, në atë festë të veçantë” konkludon Bushiq.
0 komentet