Turnetë për festat tek objektet e shenjta sërbë në Kosovë: Koha e duhur që të luten dhe ndjejnë frymën e traditës

Obilazak srpskih svetinja na Kosovu
Burim: Kosovo online

Për besimtarët dhe adhuruesit e traditës, fesë dhe kulturës sërbe, festat e Krishtlindjes janë koha e duhur për të vizituar objektet e shenjta ortodokse në Kosovë dhe për të “ushqyer shpirtin”, thonë përfaqësues të sektorit të turizmit. Liturgjitë e shenjta, ndezja e degëve të pemës së Krishtlindjes, degustimi i verës dhe rakisë së gatuar në shtëpi, si dhe mikpritja sërbe, nga viti në vit tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë si nga Sërbia qëndrore ashtu edhe nga mbarë rajoni.

Rreziqet e sigurisë dhe tensionet e vazhdueshme politike nuk paraqesin problem për turistët që të vizitojnë manastiret sërbe dhe të ndjejnë frymën e objekteve të shenjta që kanë sfiduar ndër shekuj.

Sikurse thonë ata që merren me turizëm, njerëzit janë të vetëdijshëm për situatën në Kosovë, por gjatë vizitës fokusohen tek lutjet dhe kënaqësi shpirtërore.

Graçanica, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Banjskës, Manastiri i Shënjt Dhimitrit në Sushicë dhe Kisha e Shënjt Princ Llazarit në Gushtericën e Sipërme, janë vetëm pjesë e trashëgimisë së pasur kulturore sërbe që besimtarët vizitojnë me kënaqësi gjatë festave.

Guida turistike nga Novi Sadi Vesna Raoniq e cila së fundi me një grup turistësh udhëtoi në një vizitë falas, theksoi në deklaratë për Kosovo Onaljn, se është tamam koha për agjërim në prag të Krishtlindjes ku është dhe momenti i duhur që besimtarët të luten tek objektet e shenjta sërbe në Kosovë.

Gjatë vitit 2024, Raoniq ka organizuar 11 udhëtime në Kosovë. falë përkushtimit të saj, objektet e shenjta sërbe gjatë vitit të kaluar janë vizituar nga gati 500 persona nga mbarë rajoni, mes të cilëve kanë qenë dhe prindër me fëmijë.

Ajo pret që në vitin 2025 Kosovën t’a vizitojnë edhe më shumë persona.

“Në vitin 2023, kam qenë shtatë herë në K&M, ndërsa vitin që lamë pas, 11 herë. Para disa ditësh u ktheva me autobuzin e 11 me udhëtarë nga K&M mes të cilëve kisha me vete dhe djalin 4 vjeçar, pata gjyshen 78 vjeçare. Kam patur spektrin më të gjerë të udhëtarëve nga Zrenjanini, Pozharevaci, Velike plana, njerëz nga Beogradi, Kraljeva, Kragujevaci, Valjeva. Gjithashtu kanë ardhur dhe disa prej Malit të Zi por kam patur dhe udhëtar prej Republikës Sërbe të Bosnjës”, ka thënë Raoniq për Kosovo onlajn.

Festat, thekson ajo, janë koha ideale që besimtarët nga rajoni të vizitojnë Kosovën.

Vitin e kaluar organizova udhëtim falas për Pashkë dhe për suprizën e saj të madhe, duke qenë se ishte festë familjare, në udhëtim lëvizën dhe prindërit me fëmijët.

“Sigurisht që njerëzit dëshirojnë të kalojnë festat në Kosovë, aplikojnë dhe familje të tëra shkojnë sëbashku. Tani është koha e Kreshmës, po i afrohemi një prej festave më të mëdha të krishtera, Lindjes së Krishtit. Agjërojmë dhe është momenti i duhur për t'iu lutur shenjtorëve tanë më të mëdhenj”, tha Raoniq.

Kjo e fundit thotë se për vitin 2025 ka planifikime udhëtime për në janar dhe shkurt.

Raoniq thekson se turistët janë të vetëdijshëm për situatën e sigurisë në Kosovë, por që prioriteti i tyre është të “ushqejnë shpirtin” dhe të përjetojnë monumentet më të mëdha të kulturës dhe besimit sërb.

Në ofertë, shton ajo, është dhe Manastiri i Banjskës, pavarësisht incidentit në shtator të vitit 2023.

“Sapo vizituam Manastirin e Banjskës, na pritën bukur, në fakt përgjatë gjithë kohës shkojmë pavarësisht gjithçkaje. Shikojmë gjithçka që ndodh rreth nesh, por thjesht ne jemi të fokusuar në atë që na intereson. Probleme konkrete nuk kemi patur, pra ne dimë se cili është prioriteti ynë, që t’i lutemi Zotit, të na ushqejë shpirtrat”, thotë ajo.

Megjithatë, ajo vë në dukje se shumë gjëra kanë ndryshuar kur bëhet fjalë për turneun e Banjskës-konakët e manastirit shumë herë nuk janë të disponueshme për turistët, por as kompleksi i afërt Rajska Banja.

“Vijmë me trishtim në Banjskë, por disa gjëra kanë ndryshuar. Ne më parë kishim shfrytëzuar akomodimin në konaqet e bukura të Manastirit të Banjskës, darkonim, morëm pjesë në liturgji dhe më pas vazhduam udhëtimin. Tani kalojmë, qëndrojmë rreth një orë dhe vijojmë më tej. Është pak e trishtueshme. Më poshtë ka qenë kompleksi Rajska Banja, me pishina dhe hotel. Dikur ktheheshim të drekonim, tani kjo nuk është e mundur sepse ai kompleks është marrë në dorrëzim. Por udhëtarët ende shkojnë në Manastirin e Banjskës" spegon Raoniq.

Kjo e fundit karrierën e vet e nisi si humanitare, më pas nisi të drejtonte ture të pavarura udhëtarësh në Kosovë.

Me rritjen e interesit turistik, vendosi të jepte provimin për t'u bërë guidë turistike e licencuar.

“Mendoj që kjo që bëj e bëj mirë, pasi ky është misioni im dhe tek kjo gjeta veten. Me të vërtetë marr 50 pasagjerë në K&M për çdo tur dhe kthej 50 udhëtarë të lumtur, të gëzuar dhe të ngazëllyer. Egziston interes i madh nga të gjitha anët, sepse jemi pak prej nesh që i çojmë në K&M ndoshta jo më shumë se pesë, nëse përjashtojmë priftërinjtë dhe kryetarët e organizatave. Është përgjegjësi e madhe, por dhe kënaqësi e madhe, aty është bota e tretë, gjithçka në mënyrë tjetër shihet ndryshe. Sa e vështirë është nga një deri në 10, vështirë 30, por shkalla e kënaqësisë është më e pakta 100” konkludoi Raoniq.

Drejtoresha Agjencisë Turistike të Graçanicës Sandra Gjokiq  ka thënë për Kosovo Onlajn se numri i turistëve rritet nga viti në vit në kohën e festave të mëdha kristiane.

Vera e gatuar dhe rakia, djegia e drurëve të pemës së Krishtlindjes, si dhe mikpritja dhe tryeza e begatë e mikpritjes sërbe, janë vetëm disa prej “aduteve“ që Graçanica mund të ofrojë gjatë ditëve të festave.

Gjokiq thotë se Manastiri i Graçanicës gjatë vitit pret numrin më të madh të turistëve për festat e mëdha-Vidovdan, Pashkës së Madhe e të Vogël.

“Sigurisht që nga viti në vit numri i turistëve që vizitojnë Manastirin e Graçanicës është rritur. Këtë vit sipas informacioneve jozyrtare që kemi marrë prej manastirit, bëhet e ditur se 200 mijë veta e kanë vizituar atë. Numri më i madh i turistëve është rregjistruar në festën e Vidovdanit, kur festohet Pashka e Madhe dhe Pashka e Vogël më 21 shtator” ka thënë Gjokiq.

Ajo shton se në terren shikohet që numri më i madh i atyre që vizitojnë Manastirin e Graçanicës, vizitojnë dhe manastire të tjerë në Kosovë, por që numri më i madh i fjetjeve organizohet vetëm në Komunën e Graçanicës.

“Graçanica është më e njohura sipas turizmit klerik, pasi kemi manastir që është në listën e trashëgimisë kulturore të Uneskos. Jemi mjaft të njohur dhe ndodhemi në krye të hartës turistike. Përveç kësaj, kemi objekte të panumërta fetare që janë shumë interesante. Ajo që ka rënë veçanërisht në sy vitin e fundit, është vizita në Manastirin e Shënjt Dhimitrit në Sushicë, por nuk mund të anashkalohet oferta shumë e rëndësishme kulturore dhe fetare, e cila përfshin kishën në Dobrotin, kishën e Shënjt Princit Llazar në Gushtericën e Sipërme e cila vitet e fundit për festat e Vidovdanit, ka qenë më e vizituara” ka thënë Gjokiq.

Agjencia Turistike e Graçanicës në bashkëpunim me Komunën gjatë tri viteve të fundit ka organizuar dhe koret e Krishtlindjeve.

Sikurse përmend Gjokiq, këtë vit në mëngjesin një dite para Krishtlindjes do të organizohet dhe degustimi i verës dhe rakisë së gatuar.

Djegija e degëve të pemës së Krishlindjes para Manastirit të Graçanicës nënkuptohet.

“Manastiri Graçanicës ka tradicionale dhe djegien e pemëve të Krishtlindjes para tij. Aty mblidhet numër i madh besimtarësh, kështu që turistët këtu me të vërtetë kanë çka shikojnë dhe njihen sesi e festojmë ne Krishtlindjen. E rëndësishme është që tryezat tona në shtëpitë tona ngelen në këtë nivel tradicional. Ushqejmë traditën dhe festojmë sikurse të hershmit tanë dhe u mësojmë brezave të festojnë në këtë mënyrë” ka theksuar Gjokiq. 

Kjo e fundit ftoi të gjithë të vijnë për të përjetuar shpirtin tradicional që sërbët në Graçanicë vazhdojnë t’a ushqejnë.

“Dhe kush në fakt na mbron dhe na mban gjatë gjithë këtyre viteve” ka thënë Gjokiq.