Gjokiq: Vizitorët në Graçanicë gjatë festave mund të përjetojnë shpirtin e vërtetë të traditës sërbe
Gjatë festave të Krishtlindjes të gjithë ata qe vizitojnë Graçanicën mund të ndjejnë dhe përjetojnë shpirtin e vërtetë të traditës që e meriton për ruajtjen e popullit dhe kulturës sërbe në Kosovë, ka thënë drejtoresha Agjencisë Turistike të Graçanicës Sandra Gjokiq duke thënë se numri i turistëve rritet nga viti në vit në kohën e festave të mëdha kristiane.
Vera e gatuar dhe rakia, djegia e drurëve të pemës së Krishtlindjes, si dhe mikpritja dhe tryeza e begatë e mikpritjes sërbe, janë vetëm disa prej “aduteve“ që Graçanica mund të ofrojë gjatë ditëve të festave.
Gjokiq thotë se Manastiri i Graçanicës gjatë vitit pret numrin më të madh të turistëve për festat e mëdha-Vidovdan, Pashkës së Madhe e të Vogël.
“Sigurisht që nga viti në vit numri i turistëve që vizitojnë Manastirin e Graçanicës është rritur. Këtë vit sipas informacioneve jozyrtare që kemi marrë prej manastirit, bëhet e ditur se 200 mijë veta e kanë vizituar atë. Numri më i madh i turistëve është rregjistruar në festën e Vidovdanit, kur festohet Pashka e Madhe dhe Pashka e Vogël më 21 shtator” ka thënë Gjokiq për Kosovo onlajn.
Ajo shton se në terren shikohet që numri më i madh i atyre që vizitojnë Manastirin e Graçanicës, vizitojnë dhe manastire të tjerë në Kosovë, por që numri më i madh i fjetjeve organizohet vetëm në Komunën e Graçanicës.
“Graçanica është më e njohura sipas turizmit klerik, pasi kemi manastir që është në listën e trashëgimisë kulturore të Uneskos. Jemi mjaft të njohur dhe ndodhemi në krye të hartës turistike. Përveç kësaj, kemi objekte të panumërta fetare që janë shumë interesante. Ajo që ka rënë veçanërisht në sy vitin e fundit, është vizita në Manastirin e Shënjt Dhimitrit në Sushicë, por nuk mund të anashkalohet oferta shumë e rëndësishme kulturore dhe fetare, e cila përfshin kishën në Dobrotin, kishën e Shënjt Princit Llazar në Gushtericën e Sipërme e cila vitet e fundit për festat e Vidovdanit, ka qenë më e vizituara” ka thënë Gjokiq.
Agjencia Turistike e Graçanicës në bashkëpunim me Komunën gjatë tri viteve të fundit ka organizuar dhe koret e Krishtlindjeve.
Sikurse përmend Gjokiq, këtë vit në mëngjesin një dite para Krishtlindjes do të organizohet dhe degustimi i verës dhe rakisë së gatuar.
Djegija e degëve të pemës së Krishlindjes para Manastirit të Graçanicës nënkuptohet.
“Manastiri Graçanicës ka tradicionale dhe djegien e pemëve të Krishtlindjes para tij. Aty mblidhet numër i madh besimtarësh, kështu që turistët këtu me të vërtetë kanë çka shikojnë dhe njihen sesi e festojmë ne Krishtlindjen. E rëndësishme është që tryezat tona në shtëpitë tona ngelen në këtë nivel tradicional. Ushqejmë traditën dhe festojmë sikurse të hershmit tanë dhe u mësojmë brezave të festojnë në këtë mënyrë” ka theksuar Gjokiq.
Kjo e fundit ftoi të gjithë të vijnë për të përjetuar shpirtin tradicional që sërbët në Graçanicë vazhdojnë t’a ushqejnë.
“Dhe kush në fakt na mbron dhe na mban gjatë gjithë këtyre viteve” ka thënë Gjokiq.
0 komentet