Fqinja e Radiqit të rrahur: Ia kanë lidhur duart dhe këmbët, pastaj e kanë rrahur
Fqinja e Dejan Radiqit që u rrah dhe grabit mbrëmë nga tre persona të panjohur, Millijana Markoviq, ka deklaruar për Kosovo online se ka dëgjuar Radiqin duke thirrur rreth mesnatës, dhe se sulmuesit, sipas të rrahurit, flisnin shqip.
Banorët e Grackës së Vjetër, afër Lipjanit, ku mbrëmë u rrah Dejan Radiq, frikësohen për sigurinë e tyre dhe frikësohen se do të vazhdojnë të ndodhin incidente. Ekipi i portalit Kosovo online e ka gjetur policinë e Kosovës duke hetuar para shtëpisë së Radiqit.
Pas rrahjes, Radiq ka kërkuar ndihmë nga fqinjët e tij rreth mesnatës, të cilët më pas kanë lajmëruar Policinë e Kosovës. Siç ka theksuar Millijana Markoviq, Radiq gjatë qëndrimit në shtëpinë e tyre ka thënë se është sulmuar nga shqiptarët.
“Ne ishim duke fjetur, unë u zgjova rreth orës 12 dhe dola me pizhame dhe dëgjova dikë që më thërriste, binte shi, dola të shoh se çfarë ndodhi, në atë moment ai bërtiti. Ai thotë se i kanë lidhur duart dhe këmbët dhe e kanë çuar në një dhomë ku i kanë hedhur një batanije në kokë dhe e kanë rrahur. Me atë rast i kanë marrë rreth 2000 euro, të cilat i kishte me vete, kështu më tha mbrëmë, çdo gjë që kisha me vlerë, e morën. Por e rrahën shumë, kishte të mavijosur në fytyrë, kudo, shihen shenjat se si ishte lidhur. Ai erdhi tek ne pas kësaj, ne thirrëm policinë. Ai nuk u lejua të kthehej në shtëpi”, tha Markoviq.
Përveç Millijana Markoviqit, serbët e tjerë nga Gracka e Vjetër nuk kanë dashur të bëjnë deklarata pasi siç theksojnë frikësohen për sigurinë e tyre.
Radiq, pasi u shtrua në spital në QSK Prishtinë me seli të përkohshme në Graçanicë, u referua në QSK Mitrovicë për diagnostikim të mëtejshëm, ka konfirmuar për Kosovo online drejtori i QSK Prishtinë-Grçanicë, Bratisllav Llaziq.
Zyra për Kosovë dhe Metohi e cilësoi sulmin ndaj Radiqit si të motivuar etnikisht.
“Ky sulm brutal është pasojë e politikës antiserbe dhe dhunës institucionale të kryer nga Prishtina dhe Albin Kurti ndaj serbëve dhe shembujve të shumtë të brutalitetit policor, të cilat dërgojnë mesazhin se serbët në Kosovë dhe Metohi janë objektiva të dëshirueshme dhe legjitime të shqiptarëve dhe se askush nuk do të mbajë përgjegjësi për vuajtjet e tyre”, thekson Zyra për KeM.
Lista Serbe tha se sulmi ndaj Radiqit ishte pasojë e politikës anti-serbe të regjimit në Prishtinë.
komentet